Këshilla & Arsye

September 16, 2017 | 9:10

Nga Valentina Telhaj: Roli psikologut në shkolla, masat parandaluese dhe ndërhyrjet e hershme

Përgatitja e psikologut nuk është thjeshtë një ‘intervistë’ me pacientin, mirëpo përgatitja e tij profesionale konsiston me menaxhimin e tij në raste që kanë nevojë dhe duhet prania e psikologut shkollor me fëmijët me aftësi të kufizuara. “Çrregullimet në të nxënë që përfshijnë: Çrregullimet e aftësisë së të Lexuarit, Çrregullimet e aftësisë Matematikore dhe Çrregullimet e aftësisë së të Shkruarit. Çrregullimi i deficitit në vëmendje dhe hiperaktivitetit Çrregullimi i gjuhës së shprehur; Çrregullimi i aftësisë për koordinim motor.” 

MSc.Valentina Telhaj Psikologe Këshillimi / Terapiste EMDR niveli I

MSc.Valentina Telhaj Psikologe Këshillimi / Terapiste EMDR niveli I

Përkujdesja e personave me vështirësi në të nxënë si pasojë e aftësive të kufizuara kërkon përveç përkujdesjen familjare të veçantë, mirëpo dhe ajo shoqërore dhe shkollore, sepse ata janë më të ekspozuar ndaj rrezikut. Rreziqe të tilla kanë një efekt turbullues në kontekstin shkollor, sepse ata ekspozohen ndaj ankthit, sjelljeve agresive, vetëvrasjeve dhe sjelljeve të tjera të rrezikshme. Prandaj nga personeli publik-shkollor kërkohen ndërhyrja e duhur që të parandalojë për të ndodhur gjëra të tilla. Në studimet e fundit, psikologët në shkolla punojnë në institucione arsimore që ndërhyjnë në aktivitete ku vlerësohen për të treguar zhvillimin e tyre profesional dhe për të ndaluar e preventuar situata të cilat cilësohen të rrezikshme.

psicologia

Autorë të ndryshëm kanë cilësuar se praktika e kërkimeve, duhet të reflektojë në cilësitë ekologjike dhe komplekse të institucionit, e cila i kundërvihet metodikës tradicionale proceduriale dhe metodologjike. “Faktorët multiplike dhe arsyet për personat e rinj psikosociale dhe vështirësitë edukative bëjnë që të merret përsipër një sipërmarrje e selektimit dhe implementimit të ndërhyrjeve më komplekse” tipe të ndryshme të burimeve të evidencave, mund të paraqiten atëherë kur ndodh seleksionimi i intervenimeve si diçka e rëndësishme për të determinuar bërjet e kërkimeve bazë.

Roli i shkencës apo i kërkimeve është të informojë politikat edukuese dhe praktikat e tyre, kërkimet duhet të jenë efektive dhe instruktuese që përfshijnë edhe evidencat të bazuara mbi praktikë. Procesi i vëzhgimit akademik dhe programet mbi sjelljen për implementimin e saj në shkolla, mund të shërbejnë për reduktimin e anomalive të tilla, si p.sh. duke reduktuar problemet mbi sjelljen në klasat e shkollave fillore, duke siguruar literaturat e domosdoshme, të cilat janë të disponueshme.

“Ndërhyrjet në moshat e vogla shpesh reduktojnë nevojën për shërbime të edukimit special, në të ardhmen. Psikologët shkollorë janë të vetmit që mund të ofrojnë ndihmë për shëndetin mendor dhe për plotësimin e nevojave në edukim për fëmijët e moshës 3-8 vjeç.” Një ekzaminim i një teorie apo bazë empirike për qëllime studimi mund të indikojë evidenca teorike siç janë roli i teorisë kognitive-bihevioriste e aplikuar në procedura që praktikohet me fëmijët me problemin e bulizmit.

1Këtu paraqiten disa rreziqe për vlerësimin e brendshëm të kërkuesve sepse vë në dyshim pjekurinë e pjesëmarrësve, testimin e tyre, historinë dhe prapambetjen apo regresionin statistikor. Trajtimi “jo trajtim” – na informon për intervenimin dhe efikasitetin e saj mirëpo që ka efekte anësore. E gjitha kjo konsiston në marrjen e informacionit ‘ të sinqertë’ për përcaktimin e trajtimin psiko-analitik. Duke u munduar që të inkuadrohet një ndërhyrje alternative siç është “Diskutimi në Grup” ndihmon në ndarjen e informacionit me të tjerët dhe atëherë rezulton ‘terapia’ e saj. “Rekomandimi më i rëndësishëm” nga rezultatet, tregojnë së ndërhyrjet nën konsiderimin e saj mund të jenë të ditura dhe prodhojnë efekte se intervenimet alternative pozitive” (American Psychological Association Presidential Task Force, 2006). Ne jemi një kafshë rrëfyese perëndimore dhe e kemi të domosdoshme të rrëfehemi qoftë fizikisht dhe shpirtërisht. Treguesit e brendshëm dhe vlefshmëria konstruktive indikojnë tipe të ndryshme të problemeve në sjellje apo në situata që dalin jashtë kontrolli. Në këto raste, ndërhyrja duhet të jetë në nivelin profesional, sepse individi (mosha nuk përcaktohet) reziston ndaj ndryshimit, që ndikon në gjykimin e (pacientit).

Metodika e përgjigjeve ‘Po – Jo’ e ngushton, që bashkëbiseduesit të limitohen në përgjigjet false dhe kalimin e kohës sa më shpejtë të seancës, e cila nga ana klinike ndikon negativisht, sepse nuk zbulohet gjeneza e problemit. Kompozimi i familjeve me kultura të ndryshme rezultojnë me pozitive nga gjendja emocionale se janë më të prirur të mos kenë domosdoshmërinë e mbështetjes së terapisë psikologjike.

Parandalimi dhe ndërhyrja e strategjive mund të sigurojë vite shumë të mira për domenin dhe shtrirjen e psikologjisë shkollore me ndihmën e materialeve shtesë për kompletimin e bagazhit profesional. Edhe pse mund të sigurojë programe të vlefshme për ketë ndihmesë sociale, ato janë programe pilot dhe eksperimentale, sepse kërkues të ndryshëm dhe akademike kanë insistuar për urgjencën që po krijohet për shëndetin mendor të brezave të rinj, në familje, shoqëri, shkollë etj.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top