Studim

October 6, 2020 | 14:19

Fadil Çitaku dhe Hetem Ramadani zbulojnë Modelin e Kompetencave të Lidershipit DRENICA

Dy shkencëtarët shqiptarë Fadil Çitaku (themelues i Academy of Leadership Sciences Switzerland) dhe Hetem Ramadani (themelues i Health Revoluation) pas një pune intensive në shkencën e lidershipit, kanë arritur të zbulojnë Modelin e Kompetencave të Lidershipit DRENICA. Të dy shkencëtarët e sipërpërmendur që vijnë nga Drenica, para ca ditësh publikuan modelin e tyre Drenica, të bazuar në evidencat shkencore më bashkëkohore, duke përdorur metodat më të sofistikuara shkencore dhe referencat më të besueshme të punimeve shkencore në fushën e lidershipit.

Modeli i Lidershipit Drenica “Leadership Competency Model-Drenica: Generalizability of Leadership Competencies” (në Shqip: Modeli i Kompetencës së Lidershipit-Drenica: Përgjithësimi i Kompetencave të Lidershipit) u botua në revistën shkencore me renome ndërkombëtare International Journal of Organizational Leadership, në Kanada (përmes këtij linku mund ta shkarkoni këtë studim në origjinal, në gjuhën Angleze: https://ijol.cikd.ca/article_60503.html 

Ky model përmban 25 kompetenca të lidershipit, të cilat duhet t’i përvetësojë çdo lidere/lider, pavarësisht në cilin fushë ajo/ai është aktiv. Ky punim shkencor kishte për synim të përmbledhë përgjithësueshmërinë e kompetencave të lidershipit të botuara në fushën e lidershipit. Studimi përdori si mostër shkencore Modelin e Kompetencave të Lidershipit të Çitakut et al. (2012), i cili kishte hetuar gjashtë vendet më të zhvilluara perëndimore (Austri (A), Gjermani (D), Zvicër (CH), Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Kanada (CA) dhe Mbretërinë e Bashkuar (MB) për të zbuluar kompetencat e lidershipit për udhëheqës efikas. Shkencëtarët Çitaku dhe Ramadani përzgjodhën në mënyrë të rastësishme 25 kompetencat e lidershipit, duke përdorur mjetin Research Randomizer dhe hulumtuan sistematikisht në Google Scholar, sa herë paraqitën kompetencat e lidershipit, të botuara ndërmjet viteve 2010 dhe 2020. Analiza e literaturës përkatëse u krye duke përdorur një analizë bibliometrike të kërkimit në Baza e të dhënave Google Scholar midis 2010 dhe 2020.

Rezultatet e këtij studimi treguan se ekziston një interes i jashtëzakonshëm për kompetencat e këtij modeli të lidershipit, të zgjedhura rastësisht, dhe se këto 25 kompetenca mund të zbatohen në çdo fushë të lidershipit.

Studimi nxori 25 kompetenca të rëndësishme udhëheqëse të përfshira në shtatë fusha të rëndësishme, duke rezultuar me modelin e kompetencave të lidershipit me emrin DRENICA, i cili është shkencërisht i fortë dhe mund të përdoret në kurse dhe programe trajnimi të lidershipit, në të gjitha fushat e lidershipit.

Më poshtë gjeni 25 kompetencat e Modelit të Lidershipit Drenica:

1.Dinjiteti dhe respekti

2.Shpërndarja e shpërblimeve në mënyrë të drejtë

3.Marrja e vendimeve

4.Reflektimi

5.Ndërtimi i marrëdhënieve

6.Përgjegjësia për të tjerët

7.Përforcimi i ndryshimit

8.Etika

9.Rritja e njohurive për detyrën

10.Eliminimi i pengesave në performancë

11.Vlerësimi i pasojave

12.Shpjegimi i vendimeve me respekt

13.Ndarja e Fuqizimit

14.Marrëdhëniet edukuese

15.Integriteti dhe ndershmëria

16.Identifikimi i problemeve

17.Marrja e rrezikut inteligjent

18.Komunikimi me komunitetin

19.Mësimi i vazhdueshëm

20.Mendimi kritik

21.Zgjidhja krijuese e problemeve

22.Bashkëpunimi

23.Dëgjimi aktiv

24.Përshtatshmëria

25.Arritja e qëllimeve

Konkludim

Studimi arriti në përfundimin se 25 aftësi drejtuese të zgjedhura rastësisht janë të fuqishme, të përgjithësuara dhe mund të përdoren në çdo fushë të lidershipit. Kërkimi i ardhshëm duhet të projektohet për të ri-testuar, zgjeruar dhe konfirmuar gjetjet aktuale. Ndërkohë, shkencëtarët Çitaku dhe Ramadani dhe kanë zbuluar “Modelin e Kompetencave të Lidershipit-Drenica” që mund të përdoret për të dhënë mësim rreth lidershipit dhe për të hetuar më tej kompetencat e lidershipit.

Referencat:

Çitaku, F., Ramadani, H. (2020). Leadership Competency Model-Drenica: Generalizability of Leadership Competencies. International Journal of Organizational LeadershipVolume 9, Issue 3, Pages 152-16210.33844/ijol.2020.60502

Rreth zbulueseve të Modelit të Lidershipit Drenica:

ethem1.Hetem Ramadani, (Tiranë) autor, shkencëtar, zbulues i Modelit të

Lidershipit Hollistik sipas Ramadanit. Zbulues i Konceptit të Shëndetit sipas Ramadanit. Njëri ndër ndërmarrësit më të suksesshëm të kombit tonë. Themelues i Salbatrind dhe Helth Revolution.

Prof. Dr. Fadil Çitaku, drejtor i Academy of Leadership Sciences Switzerland World Trade Center Leutschenbachstrasse 95 CH-8050 Zürich Switzerland Email: info@alss-edu.ch

2.Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Uni Bern)

Themelues i Academy of Leadership Sciences Switzerland, Cyrih (www.alssedu.ch); Shkënctar i Lidershipit dhe Inteligjencës Emocionale; Profesor për PhD, Msc. dhe MAS. Zbulues i Modelit te Lidershipit sipas Çitakut në shtetet: Zvicer, Gjermani, Austri, USA, Kanada dhe Britani të Madhe. Kontakti: [email protected]

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top