FB

June 15, 2022 | 9:15

Fatkeqësitë e hershme në jetë ndikojnë në funksionin njohës tek të rriturit

Gjetjet e reja sugjerojnë se ngarkesa alostatike ndërmjetëson lidhjen midis fatkeqësive të hershme të jetës dhe funksionit njohës, si dhe atij ekzekutiv.

Një shpjegim i mundshëm është ngarkesa alostatike, e cila “i referohet disrregullimit fiziologjik shumësistemik për shkak të konsumit kumulativ nga stresi kronik”. Studimet e mëparshme kanë lidhur vështirësitë e hershme të jetës me ngarkesë më të lartë alostatike tek të rriturit, si dhe funksionin më të dobët njohës, duke sugjeruar se mund të ndërmjetësojë lidhjen midis fatkeqësive të hershme të jetës dhe funksionit kognitiv të mëvonshëm.

Nga studimi i kryer doli se vështirësitë e përjetuara në jetën e hershme janë të lidhura me shëndet më të dobët njohës në jetën e mesme dhe të mëvonshme,” tha D’Amico. “Kjo marrëdhënie mund të shpjegohet me disrregullimin biologjik nga stresi kronik që krijohet në trup me kalimin e kohës, i njohur ndryshe si ngarkesa alostatike. Në studimin aktual, këto efekte ishin të dukshme vetëm për funksionimin ekzekutiv (proceset e rendit më të lartë si zgjidhja e problemeve dhe kryerja e shumë detyrave), por jo performanca e kujtesës. Gjithashtu, efektet u panë vetëm tek femrat, jo tek meshkujt.

 

Përgatiti S.P / Burimi www.psypost.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top