FB

December 26, 2023 | 7:24

Fëmijë shumë të ndjeshëm? Disa këshilla për prindërit

Fëmijët që janë tepër të ndjeshëm e përjetojnë më shumë se të tjerët atë që është duke ndodhur përreth, duke u përballur kështu me emocione dhe ndjenja të forta që mund ta bëjnë të ndihet i pasigurt dhe agresiv.

1

Atëherë si duhet të veprojnë prindërit?

  • Jeni prindërit e tij dhe jo miqtë. Të qënit i ndjeshëm është i trashëgueshëm dhe me siguri një nga prindërit është i tillë. Duke qënë kështu shpesh dashuria që i tregojnë e bën fëmijën të mos e kuptojë mirë rolin e prindit prandaj kujdes me veprimet tuaja dhe tolerimet që i bëni.

  • Përdorni një ton jo të lartë të zërit. Kur i shpjegoni një rregull nuk duhet të qeshni por as të irritoheni.

  • Mos e limitoni në të gjitha gjërat. Shikojeni nga lart për të kuptuar aftësitë e tij. Për shembull nëse po përpiqet të lidhë këpucët ju mos ndërhyni por lereni të shikoni deri ku arrin.

  • Kujdes mos i transmetoni frikën dhe ankthin tuaj. Këto e dobësojnë edhe më shumë vetëbesimin e fëmijës.

  • Nëse fëmija ka frikë e dëgjoni dhe i jepni mbështetje. Mos u përpiqni të minimizoni frikën e fëmijës tuaj, kjo i bën të ndihen të pasigurt. E dëgjoni dhe e merrni seriozisht atë që ju thotë.

  • Nëse ka një moment krize inati përpiquni ta mbani në kontroll duke i vendosur dorën tuaj tek balli në mënyrë që të largohet disi stresi. Në momentin që do të futet në kontakt me ju do të qetësohet disi.

  • Respektoni ndjeshmërinë e tij dhe e ndihmoni ta menaxhojë në mënyrë pozitive. Për shembull nëse fëmija këmbëngul se nuk e do supën pasi ka shumë kripë mos thoni se po gënjen por as mos vraponi për të gatuar një tjetër. I tregoni se mund ta shoqërojë me buke dhe pak ujë (sepse në të vërtetë supa mund të jetë shumë në rregull).

  • Kujdes me stimujt që fëmija merr gjatë ditës. Fëmijët e ndjeshëm do të irritohen nëse marrin shumë stimuj, zgjidhni lodrat të cilat mund të jenë pak por cilësore. Kujdes edhe më ushqimin. Sheqeri i tepër shkakton acarim të fëmijës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top