FB

April 6, 2022 | 8:15

Fëmijët dhe teknologjia… 3 gjërat që prindërit duhet të dinë

Një sërë studimesh zbulojnë se nivelet e ankthit, depresionit dhe vetëdëmtimit të adoleshentëve janë rritur që nga viti 2012 në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanada, duke nxjerrë në pah se kjo rritje është shkaktuar nga përdorimi i telefonave inteligjentë dhe mediave sociale.

technology-and-children

1. Ekranet dhe gjumi nuk përzihen

Rëndësia e gjumit për shëndetin, mirëqenien dhe suksesin akademik është vërtetuar kohë më parë. Fëmijët kanë nevojë më shumë se kushdo tjetër. Shkaktarët e jashtëm si tingujt, zhurmat dhe telefonat inteligjentë mund të ndërpresin gjumin dhe të dëmtojnë shëndetin mendor. Për më tepër, edhe nëse i fikin të gjitha njoftimet, disa fëmijë do të përdorin pajisjet e tyre dixhitale nën mbulesa pasi të fiken dritat, ose kur zgjohen gjatë natës.

2. Përdorimi i rrjeteve sociale në moshë të vogël

Nga Instagram në TikTok, kompanitë e teknologjisë kanë një kërkesë moshe për të përdorur produktet e tyre. Për shumicën e aplikacioneve të rrjeteve sociale, mosha minimale është 13 vjeç. Megjithatë, ajo moshë nuk u zgjodh bazuar në konsideratat e shëndetit dhe sigurisë; është një mbetje e politikave të privatësisë të zbatuara për herë të parë në fund të viteve 1990, kur Kongresi i SHBA-së duhej të vendoste moshën në të cilën kompanitë mund të mbledhin dhe përdorin të dhëna nga fëmijët pa lejen e prindërve të tyre.

3. Koha e shpenzuar 

Pajisjet dixhitale me prekje na joshin çdo ditë e më shumë, duke u bërë pjesë e pandashme e jetës sonë. Reagimet e tyre të shpejta, dizajni i bukur dhe mundësitë e pafundme i tërheqin fëmijët, si dhe të rriturit që t’i afrohen. Ne mund të kemi ndërmend të qëndrojmë vetëm për disa minuta, por shpesh dështojmë t’i vendosim ato për orë të tëra.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.psychologytoday.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top