Këshilla & Arsye

November 9, 2020 | 8:52

Fëmijët kanë nevojë për dashuri dhe respekt

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

it-doesnt-always-feel-like-it-but-the-sacrifice-of-motherhood-is-totally-worth-it

Që fëmijët të rriten me dashuri dhe respekt duhet të dinë se: Çfarë u duhet fëmijëve dhe prindërve në të vërtetë?

Fëmijët kanë nevojë për dashuri – gjë që i bën ata të ndjehen të sigurtë. Ata kanë nevojë edhe për respekt që të ndjehen të lirë të eksplorojnë, zbulojnë mjedisin e tyre dhe të bëhen vetvetja. Prindërit kanë nevojë për informacion, mirëkuptim dhe ndihmë specifike, si burrat edhe gratë. Asnjë seks nuk di më mirë sesa të jesh prind.

Fakti i të qenit nënë, në punën time, ka qenë shumë i dobishëm. Më ka ndihmuar të kuptoj realitetin e përvojës së prindërve. Unë kurrë nuk flasë për situata që nuk i kam përjetuar. Me vajzën time të parë kam kaluar një kohë të mrekullueshme duke e ushqyer me gji dhe duke u kujdesur për të, por ajo qante shumë si fëmijë. Në atë kohë nuk e kisha idenë se çfarë po ndodhte me të. Tani e di që ajo kishte baktere në bark, gjë që i shkaktonin ngërçe të dhimbshme. Vajza ime e dytë lindi tre vjet më vonë. Ajo ishte e qetë dhe e përqendruar. Por kur ishte katër vjeçe ndryshoi, ishte me humor të keq, derisa zbulova se ishte intolerante ndaj glutenit. Pas disa ditësh që pushoi së ngrëni gluten, patëm përsëri një fëmijë me humor të mirë. Fëmijët e mi më mësuan shumë, sepse unë përpiqesha t’i dëgjoja dhe të kuptoja nevojat e tyre.

Do t’ju tregoj një incident që ka qenë një udhëzues për mua, edhe pse merrja mësime të vlefshme çdo ditë, madje vazhdojë të marrë edhe tani.

Kur vajza ime ishte e vogël ishim duke ecur përpara vitrinave të dyqaneve dhe ajo më kërkoi një karrocë lodër. Në fillim thashë: “Jo, nuk mund ta marrësh”. Ajo më pa dhe tha: “Mami, unë mund ta dua atë”. E kuptova që kisha reaguar marrëzisht. Kështu që më vonë, herës tjetër kur ajo kërkoi një tullumbace, unë thashë: ‘Po, sa tullumbace të këndshme, cilën pëlqen? Mua më pëlqen…”. Dhe kështu, ne biseduam për balonat dhe heronjtë e Disney për një kohë dhe ndamë një moment të bukur në vend që të grindeshim. Ajo nuk e mori kurrë tullumbacen, por kishte vëmendjen e nënës së saj dhe kaloi shumë mirë.

looks-like-i-feels-like_-a-funny-look-at-motherhood-photography-project

Po ju tregojë disa nga gabimet më të zakonshme që bëjnë prindërit:

Mendoj se gabimi më i zakonshëm është të përkthehet sjellja e fëmijëve si një përpjekje për t’i “fituar” ata. Kjo çon në një konkurs të tipit “Kush është shefi” dhe të gjithë humbin. Prindërit kanë fuqi natyrore, nuk ka asnjë arsye për t’u bërë autoritar. Shumë prindër besojnë në virtytin e pajtueshmërisë, por sa herë që një fëmijë bëhet i bindur, ai heq përgjegjësinë. Unë preferoj këtë të fundit dhe besoj se shumica e prindërve do të dëshironin fëmijë të përgjegjshëm.

Mendoj se është shumë e rëndësishme që shteti të investojë në zhvillimin e duhur psikosocial të fëmijëve dhe në mbështetjen e familjes.

Tek ne mungon ai lloj ligji që thotë se një fëmijë duhet të rritet pa dhunë. Shumë prindër nuk e dinë që goditja, poshtërimi, sikletosja është dhunë dhe lëndon fëmijët. Qeveria duhet të ofrojë mundësi për edukimin e duhur, të tilla si mbështetje financiare, ligje që lejojnë të dy prindërit të qëndrojnë mjaft kohë me foshnjën e tyre para se të kthehen në punë.

Do të thoja se qëllimi i punës time është: Si të jetojmë të lumtur së bashku.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top