FB

July 18, 2022 | 8:45

Femra kur divorcohet kthehet tek prindërit…?!

Divorci dhe kthimi  i gruas tek prindërit është një problem që tregon shumë. Ky veprim duhet trajtuar me shumë kujdes…

Nga Lira GJIKA, psikologe

Arsyet ekonomike mund ta detyrojnë njeriun ti vendosi vetes shumë kufizime siç mund t’i ndodhi një gruaje të divorcuar që të ardhurat që ka nuk i mjaftojnë. Por arsyeja e vërtetë nuk janë kushtet ekonomike por mentaliteti i vet gruas që divorcohet, familjes së saj dhe opinionit. Ajo ka frikë të jetojë vetëm se mos e përgojojnë si grua jo të mirë. Këto vitet e fundit, për fat të mirë shumë gra kanë kurajon të jetojnë vetëm dhe të rrisin fëmijët e tyre më shumë dinjitet, edhe pse nuk e kanë aspak të lehtë. Duke pranuar se njeriu është edhe qënie kulturore dhe kultura të manipulon pa e kuptuar, ky fenomen shoqëror duhet pranuar ashtu siç është. Këto gra/nëna që kthehen të prindërit duhet me patjetër të flasin shumë me fëmijët e tyre, ti pyesin ata si ndihen me këtë ndryshim të madh në jetën e tyre dhe tu sqarojnë fëmijëve se edhe pse jetojnë në një shtëpi me gjyshërit janë një familje më vete. Nëna mirë është të vazhdojë të sqarojë që ajo nuk është ende gati të jetojë e vetme së bashku me ta. Divorci ka krijuar tek ajo një gjendje të vështirë dhe për këtë arsye ajo ka nevojë të jetë pranë njerëzve që e duan sic janë prindërit e saj. Gjyshërit në këtë rast mund të luajnë një rol të rëndësishëm dhe pozitiv si për vajzën e tyre dhe për fëmijët duke folur me kujdes, pa mllefe e sharje. Do ishte mirë që kur të hynin në dhomën ku janë vendosur vajza dhe fëmijët të trokisnin. Dhe nëse ata duan vërtet të mirën e fëmijës këtë rregull duhet ta respektojnë me rigorozitet të plotë që fëmija të kuptojë kufijtë e familjes së tyre, ndryshe krijohet një konfuzion emocional që jo rrallë dëmton shëndetin mendor.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top