FB

September 14, 2023 | 8:00

Fenomeni i “përhapjes së përgjegjësisë”, mohimi emocional – (Sindroma Genovese)

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

 

“Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar, jo për shkak të njerëzve që janë të këqij, por për shkak të njerëzve që nuk bëjnë asgjë, kjo është arsyeja pse.”- Albert Einstein

m

13 mars 1964. Nju Jork, ora 03:15. Catherine Genovese po kthehej nga puna e saj si menaxhere bari. Duke iu afruar shtëpisë së saj, një burrë i panjohur i është afruar nga pas, e ka imobilizuar dhe e ka goditur dy herë me thikë pas shpine. Genovese bërtiti, duke thërritur “O Zot! Më kanë goditur me thikë, më ndihmo!’ Lagjja ishte e vogël. Disa drita u ndezën në apartamentet përreth, por askush nuk u pa. “Lëre vajzën të qetë”, tha një zë nga diku. Sulmuesi u largua për disa minuta dhe Genovese u zvarrit në hyrje të një dyqani dhe mbeti aty e shtrirë.

Pak minuta më vonë, lagjja u qetësua. Sulmuesi u kthye dhe vazhdoi ta godiste me thikë. Genovese vazhdoi të bërtiste. Dritat u ndezën përsëri në apartamentet përreth. Askush nuk u shfaq. Autori është larguar vetëm për t’u kthyer për herë të tretë. Ai e goditi me thikë Genovese-n nga qafa deri në organet gjenitale dhe e përdhunoi. Në fund i mori 49 dollarë që i gjeti dhe e la të gjakosur në hyrje të pallatit, ku gruaja më herët kishte arritur të zvarritej.

E gjithë ngjarja ka zgjatur rreth 35 minuta. Tre sulme të ndara dhe të njëpasnjëshme, në një zonë urbane të dendur me popullsi dhe me thirrje për ndihmë. Ka pasur dëshmitarë okularë. Në total ishin 38 persona që shikonin ngjarjet nga dritarja e tyre duke mos bërë asgjë. Vetëm më vonë, pasi gjithçka përfundoi, dikush thirri policinë. Ambulanca e ka marrë gruan e vdekur rreth orës 04:00.

Në ditët në vijim, psikologëve dhe ekspertëve të tjerë iu kërkua të shpjegonin pse dëshmitarët bënë atë që bënë: asgjë. Disa thanë se sjellja e tyre ishte produkt i mohimit emocional: tronditja e dëshmitarit të krimit i la të mpirë. Të tjerë kanë fajësuar televizionin për breshërinë e dhunës së papërpunuar televizive që përfundimisht i bën njerëzit të paaftë të dallojnë jetën reale nga ajo televizive. Disa interpretime psikoanalitike flisnin për “shurdhimin, paralizën dhe hipnotizimin e dëshmitarëve për shkak të mbingarkesës”, duke shtuar se një person me personalitet të plotë dhe të shëndetshëm nuk do të reagonte kurrë në këtë mënyrë. Psikiatri i njohur Karl Menninger komentoi se “apatia sociale është në vetvete një manifestim i agresionit”.

m1

Dy psikologë, John Darley dhe Bibb Latane, me sa duket, të pakënaqur me shpjegimet e dhëna për fenomenin, vendosën ta hetojnë më tej. Në një seri eksperimentesh që ata organizuan, rezultatet që morën ishin vazhdimisht të njëjta: njerëzit nuk ofrojnë ndihmën e tyre në një situatë të jashtëzakonshme dhe urgjente, kur në vendngjarje ndodhen në të njëjtën kohë persona të tjerë, por që janë në një distancë nga njëri-tjetri.

Megjithatë, pasiviteti i tyre nuk është për shkak të apatisë. Përkundrazi, ajo që përjetojnë në atë moment është më shumë një gjendje e pavendosmërisë intensive: “të reagoj apo jo?”. Fenomeni i “përhapjes së përgjegjësisë”, siç është quajtur (ose sindroma Genovese, ose efekti i apatisë së kalimtarit), përshkruan ato raste kur, sa më shumë njerëz të pranishëm si dëshmitarë të një ngjarjeje, aq më pak përgjegjës ndihet te çdo individ, sepse ai kupton se përgjegjësia për disa, për çdo reagim, shpërndahet në mënyrë të barabartë në mes të turmës.

Një seri e dytë eksperimentesh të kryera nga dy psikologët zbuloi një faktor shtesë: Ne preferojmë të rrezikojmë jetën tonë ose jetën e të tjerëve, në vend që të veprojmë kundër asaj që bëjnë të gjithë të tjerët. Mosveprimi i të tjerëve është për ne një tregues se një reagim nga ana jonë ndoshta do të ishte i panevojshëm apo edhe i papërshtatshëm: “meqë askush nuk po bën asgjë, ndoshta nuk kam nevojë të bëj asgjë”.

Ndikimi social. Imitimi. Sa autonome është sjellja jonë në një kontekst social? Dhe sa paradoksale (por krejtësisht e vërtetë) na duket t’i kushtojmë më shumë vlerë normave shoqërore sesa mbijetesës sonë (ose jetës së një personi tjetër).

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top