FB

January 26, 2023 | 10:44

Fertiliteti mashkullor / Kjo është mosha më e mirë për t’u bërë baba

Një besim i zakonshëm thotë se për burrat ora biologjike nuk ka rëndësi dhe ata mund të lindin një fëmijë në çdo kohë. Prandaj, më së shpeshti, janë gratë ato që mbajnë peshën kryesore të çështjeve të infertilitetit. Megjithatë, ekspertët thonë se me kalimin e moshës numri dhe cilësia e spermës bie dhe nga pikëpamja biologjike, edhe ata kanë një grup moshe që është më e përshtatshme për t’u bërë baba.

Edhe pse meshkujt mund të vazhdojnë të prodhojnë spermë gjatë gjithë jetës së tyre, cilësia ulet ndjeshëm me moshën. Ekspertët e shëndetit besojnë se një burrë i përshtatet atësisë nga fundi i të 20-tave deri në fillim të të 30-tave, dhe çdo kohë më pas mund të jetë paksa e vështirë nëse planifikon një fëmijë. Meshkujt mbi moshën 40 vjeç mund ta kenë jashtëzakonisht të vështirë të lindin fëmijë pasi shanset për problemet e infertilitetit rriten. Ekspertët thonë se me kalimin e moshës, spermatozoidet pësojnë mutacione gjenetike për shkak të çështjeve mjedisore dhe ADN-ja mund të dëmtohet.

Shumë studime kanë treguar se meshkujt që bëhen baballarë në mosha më të mëdha, kanë fëmijë me probleme të ndryshme neurologjike dhe zhvillimore, ku autizmi është një nga shqetësimet kryesore. Sipas ekspertëve, mosha ka një ndikim të rëndësishëm në riprodhim për shkak se:

Burrat e moshuar priren të kenë partnere femra më të vjetra, gjë që shoqërohet me rritjen e kohës deri në konceptim

Rreziku i zhvillimit të kushteve mjekësore ose ekspozimit ndaj toksinave mjedisore rritet

Rënia e testosteronit mund të shkaktojë ulje të dëshirës seksuale, mosfunksionim erektil dhe vështirësi në arritjen e ejakulimit

Plakja ndikon negativisht në funksionin seksual të mashkullit, cilësinë e spermës dhe fertilitetin.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ekzistojnë parametra të spermës, të cilat janë vendosur si pikë referimi për spermën e shëndetshme, të cilat përfshijnë:

Numrin e spermatozoideve

Morfologjia ose forma e spermës

Lëvizshmëria e spermës

Këto parametra, thonë mjekët, fillojnë të pakësohen pas moshës 35 vjeçare.

Si të përmirësoni cilësinë e spermës dhe të luftoni infertilitetin?

Lini duhanin

Burrat, të cilët janë duhanpirës të rëndë, prodhojnë më pak spermë sesa jo-duhanpirësit. Pirja e duhanit gjithashtu dëmton ADN-në e spermës dhe shkakton infertilitet. Megjithatë, dëmi mund të kthehet duke hequr dorë nga të gjitha format e pirjes së duhanit.

Ulja e obezitetit

Obeziteti dhe mbipesha janë një shenjë e shumë problemeve shëndetësore, duke përfshirë infertilitetin. Për një mashkull obez, në çdo moshë, është e vështirë të ketë një fëmijë për shkak të cilësisë më të ulët të spermës. Humbja e disa kilogramëve mund të përmirësojë shumë cilësinë e spermës.

Reduktoni alkoolin

Është e rëndësishme të reduktoni sasinë e alkoolit që pini. Marrja e tepërt dhe pirja e tepërt zvogëlojnë numrin dhe cilësinë e spermës dhe kështu vetëm një pije në ditë është e mirë.

Qëndroni larg seksit të pasigurt

Seksi i pasigurt mund të çojë në sëmundje seksualisht të transmetueshme që mund të ulin cilësinë e spermës dhe të bllokojnë tubat e spermës. Nëse keni ndonjë nga sëmundjet, trajtohuni shpejt.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top