Këshilla & Arsye

December 26, 2017 | 9:01

Festat, sa shumë stres! Këshilla sesi t’i përballoni në punë

Festat për shumë punonjës janë sinonim i stresit dhe shqetësimeve. Sipas një sondazhi të publikuar nga CNBC, dhjetori është muaji më stresues për 42% të punonjësve.

1

Ky efekt negativ ndikon tek produktiviteti: 68% e punonjësve pranuan se ishin më pak produktiv në punë. Si t’ia bëni që t’i përballoni ditët e fundit të vitit në punë dhe atmosferën e festive pa u mbingarkuar nga shqetësimet dhe angazhimet?

Marina Osnaghi, Master Coach, këshillon që për një moment ta largoni mendjen nga angazhimet dhe të ktheheni tek fryma e Krishtlindjeve dhe tek thjeshtësia.

“Duhet të mbyllni gjithë punët, duhet të bëni dhuratat, duhet të shkoni tek festa e kompanisë etj. Dhe për Krishtlindje mund të ndodhë që të keni ndonjë debat edhe në familje apo me vjehrrën. Por a është ky i vetmi realitet? Ndoshta duhet të kujtojmë frymën e Krishtlindjeve, që për shekuj me radhë ka pasur një kuptim të rëndësishëm dhe të thellë: lindjen e një shprese.”

Ndoshta duhet të kujtojmë që duhet t’i thjeshtojmë gjërat dhe të relaksohemi, në vend që t’i ndërlikojmë në ditët e fundvitit. Për t’i vënë në praktikë, më poshtë janë disa këshilla nga master coach për ta mbyllur me sukses 2017 dhe t’i gëzoheni festave të fundvitit.

1) Qetësohuni, stresi është mik i pandarë i çdo fundviti – Kujtoni që stresi është pjesë e pandarë e ditëve të fundvitit. Punët nuk kanë të sosur dhe sa herë që vjen një ditë feste si Krishtlindjet apo ndonjë ditë tjetër pushimi, lind nevoja urgjente për të rregulluar gjërat. Por është normale. Ndaj qetësohuni.

2) Punët më të rëndësishme – Pyesni se çfarë është me të vërtetë urgjente. Së pari, menaxhoni ankthin e të tjerëve dhe shmangni t’ju kapë ankthi edhe ju. Negocioni vonesat dhe afatet dhe kërkoni zgjidhjen më të zgjuar. Nëse reflektoni për një moment dhe ndalni së vrapuari, do të shihni që zgjidhja është aty që po ju pret.

3) Gjeni motivimin – Një vit po mbyllet dhe një vit i ri do të fillojë: çfarë doni të lini pas, që nuk ju duhet më dhe çfarë dëshironi për vitin e ardhshëm?

4) Vërini vetes një qëllim – Një objektiv të saktë. I thjeshtë dhe që t’ju japë gëzim. Shkruajeni në copëza letrash që t’jua kujtojnë për të gjetur forcën për ta realizuar çdo ditë.

5) Mësoni të falni veten – Faleni veten nëse nuk keni bërë gjithçka që do të kishit dashur. Shqyrtoni atë që keni arritur dhe gëzojuni. Kërkimi i përsosmërisë ju streson më shumë.

6) Vendosni prioritete – A do të përpiqeni sërish për diçka të cilën nuk ia keni dalë mbanë? Përcaktoni se çfarë do të mbani në axhendën tuaj. Përqendrohuni në atë çka është vërtet e rëndësishme.

7) Bëni paqe me përditshmërinë tuaj – Bëni një pakt me gjërat që ju bezdisin në punë, jetë e në familje. Shpesh këto gjëra janë pjesë e realitetit dhe të pashmangshme. Ju duhet t’i pranoni ato dhe të përqendroheni në diçka tjetër.

8) Buzëqeshja është e detyrueshme – Vendosni që çdo takim ta nisni me një buzëqeshje, edhe pse e keni të vështirë ta bëni një gjë të tillë, ju do të kuptoni ndikimin që ka tek ju dhe tek të tjerët.

9) Argëtohuni dhe largoni stresin – Mos harroni që të argëtoheni. Përpiquni të qeshni. Sipas një studimi, stresi negativ në formë pasive në vendin e punës është po aq i dëmshëm sa tre paketa cigare në ditë./Monitor

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top