Marrëdhënie

December 29, 2017 | 9:18

Shumica e femrave tradhtojnë partnerët, të tjerat gjejnë dashurinë në ditët e festave

Nuk është çudi! Rezulton të jetë një nga sondazhet më të besueshme, të paktën ndër të rinj. Këto ditë po flitet shumë për rrëmujën që shkaktojnë mbrëmjet e festave.

1

Themi rrëmujë sepse në shumicën e rasteve mund të jenë burim konfliktesh e deri ndarje të çiftit. Në fund, faji është i alkoolit sepse duhet të jetë gjithmonë i dikujt apo diçkaje, por fakt ngelet që të paktën për grupmoshën 20-40 vjeç, qofshin burra po gra, tradhtia ka qenë të paktën një herë prezente gjatë darkave festive të fundvitit.

Shumica prej femrave kanë pranuar se e kanë tradhtuar partnerin të paktën një herë, ndërsa këta të fundit i kanë shifrat edhe më të larta. Nga ana tjetër, pikërisht për shkak të çlirimit që shkakton alkooli, thuhet se një në shtatë femra arrin të krijojë një marrëdhënie të qëndrueshme, pikërisht gjatë festës. Sipas një studimi britanik, 1 në 7 femra britanike kanë gjetur dashurinë në ditët e festave. Ndaj, për këto festa femrat harxhojnë shumë para për t’u rregulluar. Ky studim tregoi se 38 për qind e femrave pranuan se donin të blinin veshje sa më të bukura për të lënë përshtypje të mirë te kolegët. Ndërsa 22 për qind u përgjigjën se ndiheshin në siklet që do të shkonin vetëm në festë. 21 për qind e tyre kishin bezdi praninë e shefit në festë. Ata që e kishin përdorur kolegun apo kolegen vetëm për seks, të nesërmen, në shumicën e rasteve, nuk kanë shkuar në punë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top