Mirëqenie

October 19, 2016 | 9:20

Flet kardiologu: Infarkti i zemrës, 10 faktorët që e nxisin

MJEKU KARDIOLOG, PETRIT BARA

MJEKU KARDIOLOG, PETRIT BARA

Mosha, hipertensioni, yndyrat e larta, konsumimi i duhanit, kafeja dhe mungesa e aktivitetit fizik janë disa prej faktorëve që nxisin infarktin në zemër. Mjeku kardiolog, njëherazi shef i shërbimit të Kardiologjisë Nr.2 në QSUT, Petrit Bara, rendit të gjithë faktorët e riskut, duke shpjeguar edhe peshën që ka secili prej tyre.Njohja me shkaktarët është e rëndësishme sepse vetëm në këtë mënyrë mund të luftohen pasojat.

Infarkti i miokardit konsiderohet kërcënues për jetën. Cilët janë faktorët që e nxisin?

Në vendin tonë sëmundja iskemike e zemrës dhe infarkti i miokardit ka dalë në pah si shkaku kryesor i sëmundshmërisë, invaliditetit dhe vdekshmërisë së popullatës së rritur. Duke u nisur nga rëndësia e madhe e këtij problemi, nga klinikat tona të kardiologjisë janë kryer shumë programe kërkimore-shkencore për studimin e gjithanshëm të kësaj sëmundjeje. Procesi aterosklerotik koronar, që në shumë raste ka si epilog infarktin akut të miokardit, zhvillohet në heshtje vite me radhë. Zhvillimin e tij e shpejtojnë një seri faktorësh të brendshëm e të jashtëm, që njihen si faktorë rreziku të kësaj sëmundjeje. Faktorët kryesorë të sëmundjes iskemike të zemrës janë: mosha, seksi, hipertensioni arterial, dislipidemia, duhani, diabeti, inaktiviteti fizik. Kështu, dislipidemia gjendet në 70% të të sëmurëve me infarkt, hipertensioni arterial në 52% të të sëmurëve, më shpesh te gratë se te burrat, duhani në 66%, diabeti në 13%. Vdekshmëria arrin në 20% vitet e fundit.

Ju pohuat se vitet e fundit, vdekshmëria me shkak infarktin është 20 për qind. Si është situata në vendin tonë?

Një rol të rëndësishëm në këtë drejtim luan edhe edukimi shëndetësor i popullatës dhe vdekshmëria varet shumë nga cilësia e mjekimit të infarktit të miokardit. Në të dy drejtimet në vendin tonë janë bërë ndryshime të dukshme, por ato janë më të shumta për sa u përket rezultateve të mjekimit. Sipas statistikave të fundit dhe studimeve, vdekshmëria është ulur nga 23% që ka qenë, po shkon drejt shifrave 11–10%. Studimi i faktorëve të rrezikut tregon gjithashtu se çfarë rruge duhet ndjekur në të ardhmen për të ulur incidencën e së ardhmes. Është shumë e rëndësishme koha e shfaqjes së ndërlikimeve, lidhja e tyre me faktorët e rrezikut. Pjesa më ë rëndësishme në komplikacionet në infarktin e miokardit është insuficienca e pompës, që shfaqet me shenja të ndryshme të disfunksionit të ventrikulit të majtë. Pra, këtu ka të bëjë parangarkesa, pasngarkesa, kontraktiliteti dhe frekuenca e zemrës. Të njëjtin nivel rëndësie kanë korrelacionet e EKG-së, me lokalizimin anatomik të infaktit të miokardit. Infarkti i miokarditë cilët trajtohet me kompetencë të madhe dhe nuk ka pjesë të saj pa azhurnuar, nga të dhënat bashkëkohore te specialistët tonë. Pra, kjo shtron një detyrë të madhe para personelit mjekësor në lidhje me vdekshmërinë për të vdekur sa më pak nga infarkti dhe ata që vuajnë të shërohen sa më shpejt pa pasoja, të integrohen pa pasoja në jetën familjare dhe profesionale e shoqërore, me një ekuilibër psikologjik të stabilizuar dhe më një bindje të plotë se pas infarktit mund të jetohet gjatë, duke respektuar rregullat e luftës kundër kësaj sëmundjeje.

Cilat janë shenjat me të cilat manifestohet infarkti?

Dhimbja është elementi mbizotërues i tabllosë së frikshme dhe tronditëse të infarktit akut të miokardit. Dhimbja e infarktit dallohet nga: intensiteti, karakteri, lokalizimi, përhapja, koha e zgjatjes, mënyra e qetësimit, simptoma dhe sindroma të tjera që e shoqërojnë atë. Dhimbja e infaktit është mjaftë e fortë, e egër, lemerisëse, shpesh e padurureshme por, ajo mund të jetë edhe moderuar, ndonjëherë dhe mund të mungojë. Dhimbja ka karakter shtrëngues dhe të sëmurët e shpjegojnë mirë këtë duke mbledhur dorën grusht në kraharor. Të sëmurët më në vështirësi e përcaktojnë natyrën e saj. Dhimbja mund të jetë dhe mund të kapë: retrostenale, prekodiale e majtë, epigastriale, gryke, shpatulla, nofulla, regionin perimamar, krahu i djathtë, krahu i majtë, përhapjen në të gjithë kraharorin, mund të jetë shtrënguese, rënduese, shpuese, djegëse, ndrysdhëse, mbytëse, shypëse. Atakun e infarktit të miokardit e shoqëron: ankthi, dobësia fizike, djersë të ftohta, dispne, nauze, vjellje, marrje mendsh, lipotimi, hipotension nën 90 mm, shok, sinkop, edem pulmonare, urinim i shpeshtë, gromësira, gjendje kome.

12 FAKTORËT SHPËRTHYES TË INFARKTIT

· Ecja

· Ngjitja e shkallëve

· Punë e rëndë fizike

· Puna mendore

· Në qetësi

· Natën në gjumë

· Në të ftohtë

· Ndërhyrje kirurgjikale ·

Reaksion medikamentoz

· Hemorragji

· Infeksione

· Emocione

ARTEROSKLEROZA DHE MOSHA

Njohuritë mbi infarktin e miokardit nuk janë ende të plota, por të dhënat flasin për arterosklerozën si faktor të parë. Një faktor tjetër është edhe mosha, ku shpeshtësia e arterosklerozës rritet me moshën 1–4 herë, ky është quajtur një modifikim fiziologjik moshor i arterieve, bashkudhëtarë i natyrshëm i pleqërisë, është një nga faktorët e fortë të rrezikut, sipas studimeve. Në përgjithësie, të sëmurët tanë janë të moshës 29–89 vjeç. Seksi, nga arteroskleroza, preken më shumë burrat sesa gratë, me një raport 1 me 20.

TENSIONI I LARTË

Studimet e shumta perspektive dhe retrospektive kanë zbuluar se qoftë edhe në shifra të moderuara ekziston një lidhje midis incidencës së sëmundjes koronare dhe hipertensionit arterial. Incidenca e hipertensionit arterial është më e lartë te të sëmurët me insuficiencë kardiake kl II–III, kurse në shokun kardiogjen gjendet në 37% të rasteve. Pra, nuk është vetëm një faktor madhor rreziku i hipertensionit arterial, por edhe faktor keqësues i ecurisë së infarktit dhe faktor rreziku i insuficiencës kardiake.

DUHANI

Vdekshmëria dhe sëmundshmëria janë gjetur më të larta në ata që pinë duhan, sesa në njerëzit që nuk e kanë këtë ves. Tymi i duhanit ka dy përbërës të dëmshëm toksikë: nikotinën dhe monoksidin e karbonit, nëpërmjet të cilëve ndihmohet në zhvillimin e sëmundjes. Prevalenca e sëmundjeve koronare në ata që pinë duhan te HBCO3 është 3% më e lartë. Janë gjetur të larta dhe kolesteroli, likoproteinat LDL dhe VLDL, tek ata që pinë duhan. Mundësitë e mëdha që jetojnë te ne për të luftuar vesin e pirjes së duhanit janë të pakta, ndihmë mund të japin gratë, si nëna dhe si motra, në luftimin e këtij vesi dhe mospirjen e duhanit. Këtu duhet dhënë dhe shembulli personal nga stafi mjekësor.

DIABETI I SHEQERIT

Diabeti i sheqerit përbën një faktor madhor rreziku për arterosklerozën. Vitet e fundit është shtuar incidenca dhe bashkëshoqërimi i diabetit me sëmundjet koronare. Gjithashtu, diabeti ndikon edhe në ecurinë e infarktit akut të miokardit. Vdekshmëria nga IAM te të sëmurët me diabet është 2 herë më e lartë sesa te sëmurët pa diabet. Veçanërisht i vihet rëndësi tipit II të diabetit, sepse kanë luhatje të nivelit të insulinës qarkulluese. Diabeti është jo vetëm si faktor rreziku me një frekuencë të rritur, por edhe një faktor rëndues i infarktit të miokardit. Incidenca e rëndimit arrin në 84%.

FAKTORËT

GJENETIKË FAMILJARË

Në zhvillimin e arterosklerozës koronare, roli i faktorit gjenetik ndeshet përditë te të sëmurët tanë, pasi te familjarët e tyre nuk janë të rralla rastet që kanë vdekur nga sëmundjet koronare. Pra, tregon që ka një përqendrim familjar. Hipertensioni arterial, obeziteti dhe diabeti kanë grupin familjar si komponentë të fortë gjenetik. Mbipesha dhe obeziteti, lidhur me rolin e këtyre faktorëve në zhvillim e sëmundjeve koronare, dalin si faktorë seriozë dhe ndikojnë në krijimin e arterosklerozës.

AKTIVITETI FIZIK PËRKUNDREJT JETËS SEDENTARE

Infarkti i miokardit është më i përhapur në metropol sesa në jetën rurale, pra te njerëzit me jetë mendore sedentare sesa onare, dalin si faktorë seriozë dhe ndikojnë në krijimin e arterosklerozës.

AKTIVITETI FIZIK PËRKUNDREJT JETËS SEDENTARE

Infarkti i miokardit është më i përhapur në metropol sesa në jetën rurale, pra te njerëzit me jetë mendore sedentare sesa 30–50 gr dhe e verës, sidomos e vdekshmërisë së sëmundjeve koronare. Ndikimi i alkoolit është i pavarur nga faktorët e tjerë madhorë.

KAFEJA

Në incidencën dhe vdekshmërinë e sëmundjeve koronare kafeja nuk ushtron ndikim, por e marrë në sasi të madhe mund të ndikojë në infarktin e miokardit.

Darkat e vona, risk për sulm në zemër

Konsumimi i ushqimit në orët e vona të mbrëmjes është risk i shtuar për shfaqjen e sulmit në zemër. Paralajmërimin e japin mjekët britanikë, sipas të cilëve një darkë e vonë rrit presionin e gjakut. Kjo reflektohet më pas në zemër. Po ashtu, ata të cilët preferojnë të darkojnë vonë janë dyfish më të predispozuar që të vuajnë nga tensioni i lartë. Në këto kushte mjekët rekomandojnë që vakti i mbrëmjes nga të rriturit të konsumohet përpara orës 19:00, për të lejuar trupin të pushojë. Dr.Ebru Ozpelit, profesor kardiologjie në universitetin “Dokuz Eylul” në IMIR, ka thënë se oraret e ngrënies janë po aq të rëndësishme sa ushqimi që hamë. “Ne duhet të përcaktojë frekuencën ideale dhe kohën e ngrënies, sepse mënyra si ne hamë, mund të jetë aq e rëndësishme sa ajo që ne hamë”.

Konsumimi me tepri i ujit, i dëmshëm

Mjekët, shkencëtarët dhe të dashurit tanë na kujtojnë nevojën për të pirë tetë gota ujë çdo ditë. Por a ka ndonjë të vërtetë pas kësaj që vazhdimisht dëgjojmë të thuhet? Me sa duket jo, pasi ekspertët kanë paralajmëruar se konsumimi i tepërt ujit kur nuk jeni të etur, mund “t’ju vrasë”. Pra, duke e detyruar trupin tuaj për të pirë më shumë ujë nga çfarë ka nevojë mund të jetë e dëmshme për shëndetin. Konsumimi me tepri mund të sjellë ulje të nivelit të natriumit në gjak. Kjo mund të çojë në përgjumje, të vjella, madje mund të çojë edhe në gjendje kome nëse nuk kurohet. Ndaj, këshillohet që sasia e ujit që konsumojmë përgjatë një ditë të jetë ajo për të cilin trupi ynë ka nevojë.

Burimi:http://www.panorama.com.al/flet-kardiologu-infarkti-i-zemres-10-faktoret-qe-e-nxisin/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top