Dëshmi

May 1, 2018 | 8:15

Jeta e një vajze fermere: Më mirë traktorin dhe lopët se Tiranën! VIDEO

Emisioni investigativ “Boom” në OraNews ka sjellë portretin e një vajze fermere, duke transmetuar ato vlera që për kohën cilësohen ndryshe. 

Nga Alketa Çeku, emision “Boom”

etmira

Etmira Toska është një vajzë e cila jeton dhe punon në fshatin Ferras të Divjakës. Jeta e saj është ndryshe nga ajo e bashkëmoshatareve që jetojnë në qytet. Zilja e zgjimit për Etmirën bie në orën 5 të mëngjesit. Pasi mjel 45 lopët që ka në stallë dhe u merr qumështin, ajo i çon te pika e grumbullimit, e cila ndodhet 4 km nga shtëpia e saj.

“Dita ime nis në 5 të mëngjesit dhe fillon me mjeljen e lopëve”, thotë vajza. Më pas, ajo kthehet përsëri në shtëpi për të marrë traktorin dhe shkon në arë për të punuar tokën. Puna në fushë vazhdon për rreth 10 orë. Pavarësisht lodhjes, Etmira thotë se asnjëherë nuk do ta linte fshatin për të jetuar në Tiranë. “Punoj rreth 60 ha tokë. Traktorin e kam mësuar që 12 vjeçe, e kam shumë qejf punën”, thotë Etmira. Nëse dikush do t’i ofronte një dhuratë midis një makine luksi dhe traktori, ajo do të zgjidhte traktorin.

etmira1

“Po të më thoshte dikush që do të dhuroj një traktor ose një makinë BMW, unë do të zgjidhja traktorin”. 

https://www.youtube.com/watch?v=KaIzziXgjvo

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com