FB

July 21, 2022 | 10:01

Fyerja që i bëhet fëmijës në publik është shkatërruese!

Një vajzë pesë vjeçe kishte dalë shëtitje me babanë e saj dhe gjithë gëzim fliste dhe njëkohësisht kërcente si një kaproll i vogël…

Nga Lira GJIKA, psikologe

Babai siç duket nuk ishte me humor të mirë dhe i thoshte vazhdimisht “pusho mos fol më” por vajza vazhdonte pa e përfillur fjalët e babait. Në nje çast babai e humbi durimin dhe i bërtet vajzës “pusho, pusho fëmijë i keq”. Vajza e vogël u ndje keq sa filloi të qajë me të madhe dhe sikur të mos mjaftonte kërcënimi dhe fyerja e babait aty u gjend një zonjë e vjetër dhe iu drejtua vajzës: “ti je vajz e keqe se e mërzite babin, vajzat e mira nuk bejnë si ty”. -E shikon se çfar bëre- vazhdoi babai gjith inat:-të “tjerët do të mendojnë keq për ty”. Këta njerëz, si babai dhe zonja e vjetër, kujtojnë se ndërhyrje të tilla etiketuese dhe fyese, janë edukuese  dhe i bëjnë mirë fëmijës. Nuk u shkon në mënd që vetëm fyejnë dhe  i mbajnë gjallë fëmijës kompleksin e inferioritetit dhe dyshimin për veten që është e denjë apo jo për familjen. Një i rritur që bëhet dëshmitar i një skene kur një fëmijë qan apo grindet dhe prindi është i nervozuar dhe mezi kontrollon veten, më mirë të vazhdoj rrugën se sa fyen një fëmijë në sy të prindit. Ti thuash një fëmije në sy të prindit “vajzë e keqe”apo “djalë i keq” është gjëja më e keqe që mund të bëjë një i rritur. Ndërhyet vetëm në rastet kur prindi keqtrajton dhe godet fëmijën, në raste të tjera më e mira është të vazhdojë rrugën në punë të tij. Ndërhyrja e një të panjohuri në raste të tilla bën vetëm dëm. Një i panjohur e fyen atë fëmijën në sy të prindit dhe prindi hesht. Kjo për fëmijën është shum e rëndë. Pa dashur i tregon fëmijës se prindi i saj është i pafuqishëm dhe i turpëruar prej saj apo tij. Prindër e të rritur mos i bëni fëmijës atë që ju vetë po t’ju a bënte dikush do ndiheshit të poshtëruar.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top