Mirëqenie

November 6, 2017 | 12:41

Fytyra: Gjithçka që duhet të dini për kremin e natës

Dritë apo errësirë? Lëkura jonë bën dallimin: ja arsyet pse përdorimi i kremit para gjumit është i rëndësishëm

Lamtumirë skepticizmit: të përdorësh produkte të ndryshme për ditën dhe natën nuk është vetëm e dobishme, por është e nevojshme: trupi dhe epiderma jonë, në të vërtetë kanë mekanizma të ndryshëm biologjikë, që rregullojnë metabolizmin në varësi të kohës së ditës në të cilën ndodhemi. Pra, le të përpiqemi të kuptojmë se sa e rëndësishme është të përdorim një krem të veçantë për natën para se të dorëzohemi në duart e Morfeos.

1

Drita dhe errësira: Eshtë e vërtetë që duke filluar nga mbrëmja, mekanizmat qelizore fillojnë të riparojnë dëmet e shkaktuara gjatë ditës që vijnë nga ekspozimi ndaj diellit, erës, të ftohtit, ndotja por edhe nga ushqimi i keq. Në fund të ditës, dhe sidomos gjatë orëve të natës, fillon edhe rindërtimi dhe zëvendësimi i qelizave. Pra gjumi është një aleat i frikshëm për bukurinë tonë, sepse pikërisht gjatë natës epiderma aktive në proceset rigjeneruese dhe  riparuese të lëkurës është padyshim më e pranueshme për trajtimet kozmetike.

Por rutina jonë e bukurisë duhet të jetë e plotë. Para se të fleni duhet të fshini, të lani me kujdes dhe të pastroni tërësisht lëkurën dhe pastaj aplikoni një krem nate: dhe padyshim është më e mira që mund të bëjmë për lëkurën tonë.

Pra, për pyetjen: Pse përdorni një krem dite dhe një krem nate dhe madje edhe një serum, përgjigjja është se trajtimet e natës dhe ato të ditës për fytyrën kanë funksione të ndryshme dhe kompozime të ndryshme.

Në dritën e yjeve: Çfarë ndodh ekzaktësisht gjatë orëve të natës? Para së gjithash është e rëndësishme të dini se lëkura dehidratohet, temperatura e lëkurës rritet për shkak të zgjerimit të kapilarëve dhe kjo çon në një humbje të konsiderueshme të ujit nga epiderma dhe në mënyrë të pashmangshme shkakton tharjen e lëkurës. Gjithashtu aktivizohet procesi i rigjenerimit të qelizave për të riparuar dëmet e shkaktuara nga mjedisi gjatë ditës.

Gjumi i ëmbël: Ka substanca që rregullojnë proceset biologjike; mes këtyre, melatonina, e quajtur edhe si hormon gjumi, e cila kontribuon në rregullimin e cikleve qarkulluese, domethënë variacionet ciklike të aktiviteteve biologjike të njeriut, duke përfshirë ritmin gjumë- zgjim. Hulumtuesit kanë treguar se melatonina është veçanërisht aktive nga mesnata deri në orën katër të mëngjesit dhe kryen disa veprime, duke rregulluar mekanizmat e kontrollit të kalimit të ujit përmes epidermës, në luftën kundër radikalëve të lirë për një veprim antioksidues.

Ditë apo natë? Problemi i vetëm që na del është zgjedhja e kremrave dhe produkteve kozmetike. Tani i kemi të qarta ndryshimet e lëkurës gjatë ditës, mbrojtjen e ditës dhe rindërtimin gjatë natës, atëherë ja pse kremrat dhe serumet e pasura, me substanca antioksiduese dhe me një faktor mbrojtës ndaj rrezeve të diellit, që na godasin edhe kur nuk e kuptojmë, duhet të përdoren absolutisht gjatë ditës. Padyshim trajtimet më ushqyese dhe që janë në gjendje të luftojnë dehidratimin si acidin hialuronik, dhe me përbërës që nxisin veprimin riparues dhe stimulues të aktivitetit qelizor, të tilla si retinoli dhe vitaminat C dhe E, janë për t’u rezervuar natën.

Gjithnjë ok: Serumet më të përqendruar dhe me sistem çlirues, janë gjithmonë shumë të mirë, dhe janë të këshillueshëm gjithmonë. Duke bërë mirë llogaritë me lëkurën (dhe me moshën tonë!) mund të zgjedhim për trajtime që mund të maksimizojnë veprimin e kremrave të ditës,  ose për ata që janë në gjendje të qetësojnë edhe lëkurën më të ndjeshme. Në këtë rast mund të përdoren trajtime me bazë vajra esencialë, për të favorizuar qetësimin  dhe për të luftuar dehidratimin.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top