Në fokus

November 7, 2017 | 8:59

Nga Adelina Pjetra: A vuajnë meshkujt shqiptar nga ” Sindroma e Otellos”?

Sa vuajnë shqiptarët nga ” Sindroma e Otellos “ ?

Rastet e shumta që media jonë na servir, kronika e zezë, vrasje, tradhëti, xhelozi më bën të mendoj, mos duhet ta studiojmë pak më thellë këtë fenomen.

Mendimi për të shkruar këtë artikull, erdhi nga biseda me një kolege, Psikologe Ligjore , me shumë vite eksperiencë në punën e saj, e cila sigurisht i ka ndjekur më pranë të tilla raste. Çfarë po ndodh realisht? A është dashuri e sëmurë? A është xhelozi? Apo është “ sindroma e Otellos“ që i superon të gjitha?

1

Adelina Pjetra Psikologe Klinike & Terapiste Emdr

Adelina Pjetra
Psikologe Klinike & Terapiste Emdr

Xhelozia është një ndjenjë shumë komplekse që gjithmonë tërheq studiuesit, psikologët mbi të gjithë, por edhe njerëzit e letrave, poetë, shkrimtarë dhe dramaturgë që kanë folur për xhelozinë si një mënyrë e lidhur ngushtë me dashurinë, në shumë nga aspektet dhe manifestimet e tij . Puna më e famshme është padyshim “Otello” e Shekspirit.  Kjo është drama e përsosmërisë së xhelozisë në të cilën Otello, personi me ngjyrë i Venedikut, i shqetësuar nga dyshimi, ngulitur me zgjuarsi  tek ai  nga togeri i tij, manipulatori Iago, arrin madje edhe të vrasë Desdemonën e tij të dashur. Dhe, jo çuditërisht, është quajtur “ sindroma e Otellos “; një formë e xhelozisë obsesive, jo më e shikuar si një formë fiziologjike dhe e natyrshme, por patologjike. Një sindromë e vërtetë, në fakt, që sipas Sigmund Freud, babai i psikoanalizës moderne, i drejtohet jo vetëm personit që e dashuron apo që ke frikë mos e humbësh, por edhe burrit apo gruas rivale në dashuri.

Xhelozia është një ndjenjë shumë e përhapur, që  bën të vuajnë jo vetëm ato që e përjetojnë, por dhe ata që akuzohen, dhe që, në degjenerim e saj, bëhet protagonist në kronikat e shumë lajmeve, deri në pasojat më ekstreme: teprim zemërimi, agresioni, ndonjëherë edhe vetëvrasje apo vrasje. Shpesh kjo ndodh në kurriz të grave,të cilat janë të ngacmuara nga partneri i tyre ose ish-partneri i cili nuk e pranon fundin e raportit, humbjes ose refuzimin.

Pra, është përcaktuar edhe si një përkufizim i ri i krimit “përndjekja” , për të përshkruar dhe të ndëshkuar forma të tilla të persekutimit: kërcënime, përndjekje, sjellje obsesive.

Por çfarë kalon nëpër mendjen e një përndjekësi? Kur xhelozia transformohet nga ndjenjë në obsesion? A ekzistojnë shenja paralajmëruese? Me fjalë të tjera,a është e mundur për të parandaluar sjellje të dhunshme, duke mbledhur shenjat e një degjenerimi patologjik të xhelozisë?

Sipas studimit, të Universitetit të Pizës, i publikuar në revistën “CNS Spectrum” të Cambridge University Press, akseset deluzionale të xhelozisë janë shkaktuar nga një çekuilibër biokimik, në veçanti nga prania e tepërt e një neurotransmetuesi, e dopaminës brënda korteksit prefrontal,  një zonë e trurit që mbikqyr proceset konjitive dhe afektive.

“Këta studiues  kanë  zhvilluar një model teorik – në bazë të vëzhgimit klinik të pacientëve me skizofreni, alkoolizëm dhe me sëmundjen e Parkinsonit, në të cilët janë shumë të zakonshme manifestime e xhelozisë delirante, sidomos në njerëzit që vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit,të cilët trajtohen me barna që rrisin prodhimin e dopaminës.”

Hulumtuesit, për këtë arsye, punuan dy e nga dy,për të individualizuar në praninë e tepërt të dopaminës shkakun e ndryshimit dhe humbjen e kontrollit që, nga një detaj i parëndësishëm, mund të arrihet në sigurinë e një tradhëtie. “Nëse xhelozia është një emocion i natyrshëm – pika kritike  është për të identifikuar çekuilibrin që transformon kjo ndjenjë në një obsesion të  rrezikshëm.

23377105_10210857123359294_281388972_oTë mendosh që marrëdhënia me personin që dashuron  është e vetmja gjë e rëndësishme në jetën e individit,të interpretosh në mënyrë të gabuar  sjelljen dhe ndjenjat e partnerit dhe të përceptosh  humbjen e tij si një katastrofë totale,këto janë simptoma që në fund të fundit mund të na çojnë drejt sjelljeve agresive dhe ekstreme.

Kërkohen studime të tjera në lidhje me shpjegimin e kësaj sindrome.

Shpresa se njohja e duhur dhe e plotë e qarqeve të trurit dhe ndryshimeve biokimike që formojnë shtresën bazë për xhelozinë delirante, mund të ndihmojë në identifikimin e hershëm të subjekteve në rrezik.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top