Në fokus

November 6, 2017 | 12:17

Nga Elidona Lamnica: Mos hiq dorë!

Ti nuk mund të heqësh dorë! Nuk duhet t’i thuash vetes u lodha, nuk mundem më, asgjë nuk po shkon mirë!

Kupto që çdo gjë kalon. Edhe kjo sfidë do të kalojë, e momentet e gëzimit, e suksesit do të vijnë tek ty. Duhet durim! Kjo është edhe arsyeja pse Zoti na dërgon situata dhe sprova të ndryshme në jetën tonë, që ne të përforcojmë vlerat tona.

Nga Elidona Lamnica Psikologe shkollore

Nga Elidona Lamnica
Psikologe shkollore

Të rrisim durimin, mirëkuptimin dhe tolerancën.

Të kuptojmë se jeta nuk mund të jetë aq e thjeshtë, por ne duhet ta ushqejmë veten me shpresë, besim dhe përpjekje të vazhdueshme për të qenë të lumtur.

Mendimi ka fuqi të jashtëzakonshme në jetën e secilit prej nesh.

Kontretisht besimi se ne jemi të zotët, të mrekullueshëm dhe të suksesshëm, ka shumë probabilitet, që të tillë do jemi dhe në të ardhmen.

Ne jemi çfarë mendojmë në shumicën e kohës.

Prandaj le ta ushqejmë veten me mendime pozitive, që të tërheqim një jetë plot ngjyra dhe pozitive.

Mos u dorëzo!

Kujto sa herë je gjendur në vështirësi dhe gjithsesi ia ke dalë. Kujto herët kur ke pasur sukses dhe ke arritur të realizosh synimet e tua. Kujto ato momente dhe ata persona që kanë treguar dhe tregojnë konsideratë për ty. Përpiqu të bësh krenar veten dhe ata që besojnë dhe të inkurajojnë ty. Dështimi nuk bëhet pjesë e jetës tënde nëse ti e refuzon atë.

Duhet të përqafojmë idenë se në jetë ne nuk dështojmë. Ne ose fitojmë ose mësojmë diçka nga çdo situatë.

Pse duhet ta gjykosh veten si të paaftë për një vendim të gabuar. Jo. Ti vleresoje atë për çdo përpjekje që bën.

Vlerëso vetveten që vazhdimisht je në kërkim të dijes, të përmirësimit dhe ke dëshirën të kontribuosh në komunitetin tënd.

Nëse e gjykon veten nuk do kesh krahë më që të përpiqesh për të realizuar dëshirat e tua.

Nuk do kesh forcë të ngrihesh kur të tjerët do të kritikojnë.

Ti duhet patjetër ta trajtosh veten me dashuri e respekt dhe të besosh në veten tënde.

Mos prit dikë ta bëjë këtë për ty.

Kjo punë të takon vetëm ty.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top