FB

November 27, 2021 | 8:06

Gabimi më i madh i një nëne? Harron veten

Është një gabim që e bëjnë shumë, ne e shohim nënën tonë sikur të ishte vetëm dhe thjesht nënë, jo një grua me ëndrrat dhe nevojat e saj. Por, gabimi më i madh i një nëne është harrimi i një pjese të rëndësishme të vetes. Dhe kështu ajo jeton gjithmonë rolin e saj si prind, sakrifikon çdo moment të ditës së saj për të mirën e fëmijëve dhe nevojave të tyre.  Një nënë ka një formë përkushtimi ekskluziv ndaj amësisë së saj. Ajo heq dorë edhe nga kënaqësitë më të thjeshta si një shëtitje, një mbrëmje me miqtë apo çdo gjë tjetër që e bën të ndihet mirë.

Gabimi më i madh i një nëne është pikërisht ky

Një nënë harron veten dhe aspiratat e saj për të mbështetur dhe inkurajuar vetëm ato të fëmijëve të saj. Harron se mund të jetë një nënë e shkëlqyer, por në të njëjtën kohë të kujdeset për veten. Në çdo kohë dhe vend, nëna ka luajtur gjithmonë një rol shumë të rëndësishëm dhe për këtë arsye në imagjinatën kolektive, gruaja ka qenë gjithmonë e lidhur me rolin e nënës.

Vitet e emancipimit nuk kanë shërbyer për të na çliruar nga disa trashëgimi të lashta. Dhe ja, një nënë e mirë nuk vesh taka, nuk pi një gotë verë në darkë me miqtë. Ajo martohet me rolin e saj si nënë dhe harron veten. Por dy rolet, ai i nënës dhe ai i gruas, mund të bashkëjetojnë në ekuilibër dhe harmoni. Kur një nënë i përkushtohet vetes, kujdeset për trupin e saj, fillon një dietë për të humbur kilogramët e grumbulluar gjatë shtatzënisë, ajo nuk po harron fëmijët e saj, rolin e saj si nënë, thjesht po dëgjon. Kur një mbrëmje del për darkë me miqtë e saj, duke i lënë fëmijët me gjyshërit dhe babin, ajo nuk është egoiste. Ajo thjesht po i jep vetes një moment pushimi, një mbrëmje për të marrë frymë dhe për ta nisur më mirë të nesërmen.

Rreziku është në kuptimin e zhgënjimit

Një grua e lumtur është një nënë më e qetë. Një grua e kënaqur është një nënë më e duruar. Ndjenja e zhgënjimit me rolin e nënës është shumë më e rrezikshme, por ndoshta nuk e mendojmë sa duhet. Mëmësia është e mrekullueshme, fëmijët janë një bekim, dashuri absolute, prioritet i çdo prindi. Por gabimi më i madh i një nëne është se harron veten dhe nuk mund ta shoh gruan e fshehur brenda saj.

 

 

Burimi / https://giornodopogiorno.org/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top