Aktori i famshëm, Gabriel Garko tregon se duhej të fshihte seksualitetin e tij në mënyrë që të punonte dhe të kishte sukses.
I ftuar në Belve, ai zbulon për Francesca Fagnani se mendonte t’i jepte fund jetës së tij për një moment për shkak të të gjitha vështirësive që po kalonte.
“Pati disa momente shumë të vështira dhe shumë të lodhshme. Saqë njerëzit e mi të afërt u habitën që nuk kisha kryer vetëvrasje apo të kisha filluar drogën,” tha aktori ndonëse zbuloi se ka menduar për gjestin ekstrem:
“Ishte një kohë kur mendoja t’i jepja fund. Kisha medime, sepse nuk doja të vazhdoja më, por kurrë nuk do të kisha guximin ta bëja. Edhe në të shëmtuarën, gjithmonë dua të di se si përfundon.”
“Kishte një dozë shumë të fortë të pavetëdijes. Është e vështirë të shpjegohet sot se si jetonin njerëzit në vitet nëntëdhjetë, duke dashur ta bënin këtë punë, me rregullat që ekzistonin. Nëse kthehemi në të kaluarën, ka shumë kolegë të mi që janë shumë më të famshëm se unë që kanë bërë gjëra edhe më të këqija, jo vetëm në mjedisin tonë. Unë mendoj se ose kjo ose kështu, për të bërë një punë ju duhej të hiqnit disa gjëra”.
Kur Fagnani e pyeti nëse kishte liri zgjedhjeje apo i ishin imponuar, Garko thotë se:
“Ishte një arsye për grindje, sepse nuk doja. Fillimisht thashë “Ok, nuk mund të deklarohem nga natyra ime, pastaj nuk deklaroj asgjë dhe nuk dua të shtirem”, por fatkeqësisht ishte kështu dhe mbajta qëndrim… Por, me Manuela Arcuri ishte një histori e vërtetë,” përfundoi ai duke zbuluar se në jetën e tij tanimë ka një person shumë të afërt me të.
K.M / Revista Psikologjia
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.