Marrëdhënie

March 13, 2020 | 8:09

Gënjeshtrat që shkatërrojnë marrëdhënien tuaj

Të gjitha gënjeshtrat e dëmtojnë rëndë lidhjen në çift, por këto 3 gënjeshtrat e mëposhtme do ta shkatërrojnë atë:

1. Gjithçka është në rregull

Kur diçka ju pengon, duhet të flisni rreth atij problemi. Ndoshta po i ikni grindjes apo jeni lodhur duke diskutuar, por në vend që të thoni “gjithçka është në rregull”, bisedoni rreth asaj që ju shqetëson.

2. Bëj ç’të duash, mua nuk më intereson

Ndoshta ndonjëherë vërtetë nuk jeni e interesuar dhe dëshironi të lini vendimin në duart e tij, por nëse ju intereson mos i ikni kompromisit. Thoni atë që mendoni se është e drejtë dhe dialogoni për një zgjidhje të pëlqyeshme nga të dyja palët.

3. Në rregull, nuk do të qëndroj me ty sonte

Nëse situata mes jush është e tensionuar dhe keni nevojë për kohë larg tij, thoni këtë. Nëse qëndroni me të dashurin në një situatë të tensionuar, pa dëshirën tuaj, do të fillojnë grindjet mes jush.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top