Posta

March 13, 2020 | 8:10

Posta nga Denata Toçe / Fëmijë 7-vjeç me facebook

 

A është normale që një fëmijë 7 vjeç të ketë facebook? Nisur nga roli që kam, mësuese në një prej shkollave publike të Tiranës, vë re se shumica e fëmijëve në klasë kanë një adresë të tillë. I dëgjoj shpesh të flasin për bisedat e tyre interaktive, ndërsa mua më shqetëson edhe më shumë fakti se pasi u kam folur për dëmet që sjell hapja para kohe e këtyre adresave, vetëm një prej tyre ka reaguar. Ndërkohë, kam biseduar edhe me prindërit përkatës, por duket se as ata nuk ma kanë vënë veshin. Si duhet ta përmirësojmë situatën?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Preokupimi juaj është shumë i drejtë. Ndërsa ju konstatoni që fëmijët e klasës suaj përdorin facebook edhe pse nw moshë të rritur, ajo çfarë mund të bëni, është vetëm të vini në dijeni prindërit dhe të diskutoni me ata në parim.

Të kryeni një mini-kërkim të shkurtër që flet qartazi për avantazhet e disavantazhet e kësaj qasje e më pas zgjedhjen t’ia lini vet atyre që janë kujdestar direkt të fëmijës. Etika në punën me fëmijën na sugjeron këtë, ndryshe nga puna me fëmijën tuaj personal.

Në këtë rast, ju do të qaseshit duke marrë të njëjtin informacion dhe do të merrnit masa për përdorin e facebook-ut, në mënyrë korrekte, ose duke mos e përdorur fare. Unë nuk jam për radikalitetin e përdorimit të teknologjisë, por jam për përdorimin e saj në mënyrë të organizuar dhe të monitoruar. Njoh prindër të cilët kujdesshëm i qëndrojnë fëmijës në kokë, ose të dy së bashku me fëmijën, hapin faqet për të kërkuar apo manipuluar programin e dëshiruar.

Kështu ne e kemi fëmijën dhe teknologjinë nën kontroll, por nuk e privojmë fëmijën ta përdorë atë. E çfarë do t’i themi ne fëmijës kur e përdorim internetin për t’i shfaqur filma apo muzikë të animuar që në moshë të vogël e më vonë ia privojmë? Po, po, kështu ndodh. Fatkeqësisht, reklama që një nga kompanitë celulare ka nxjerrë në treg kohët e fundit, ndërsa një fëmijë kënaqet duke parë filma në internet me celular është një realitet i afërt shqiptar, dhe jo vetëm, i cili përmbys rregullat e nevojave të fëmijës, e mbas kësaj është e vështirë të ndërmarrësh rregulla të tjera edukuese.

Reklama në vetvete promovon këtë realitet dhe nuk mbart asnjë standard etik. Kjo është arsyeja pse prindërit nuk marrin masa pasi kanë folur me ju. E kanë shumë të vështirë të “tradhtojnë” vetveten. Së paku, monitorimi absolut i fëmijës në manipulimin e facebook-ut i cili nuk është për fëmijë në moshë të mitur, është alternativa më e mirë e të “këqijave” që i janë kanosur në format e edukimit të fëmijës.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top