FB

August 6, 2022 | 8:45

Gërshetat e vogla të Jennifer Lopez janë modelet më trendi të verës 2022

Për verën e 2022, rikthehet një nga frizurat më të njohura të të gjitha kohërave: gërshetat mini. Edhe një herë është Jennifer Lopez ajo që dikton trendin: duket se nuk është vetëm dasma e saj me Ben Affleck, e festuar në fshehtësi në Las Vegas që e bën atë të flasë për të, por edhe frizurat e saj trendi dhe perfekte për verën.

Mini gërshetat e verës 2022

Modeli i flokëve më trend i momentit është ai me gërsheta, përderisa ato janë mini. Dy gërsheta të vogla dhe të holla në faqet anësore të fytyrës, të buta dhe me sinus ose të ndërthurura në mënyrë perfekte për një pamje më precize. Ato shkojnë shumë mirë me flokët e lëshuar, si të lëmuar ashtu edhe me onde, por edhe me bisht. Ndarja është thelbësore për të krijuar në mënyrë perfekte dy gërsheta anash dhe mund të rikrijohet si në flokë mesatarë ashtu edhe në flokë më të gjatë. Për t’i ndaluar ato mund të përdorni llastiqe shumë të vogla, të ngjyrosura dhe të kombinuara me make-up si ato të zgjedhura nga Chiara Ferragni apo transparente që fshihen në flokët tuaj.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.fanpage.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top