Nga Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
(Letër për prindërit e tij, nga nipi im i porsalindur, David…)
Prindërit e mi të dashur, ju lutem, mbajeni këtë letër timen në një vend ku mund ta lexoni pa pushim kur gjërat bëhen të vështira dhe kur do ndiheni keq. Ju lutem, mos prisni shumë nga unë si një fëmijë i porsalindur ose shumë nga vetja juaj si prindër. Na jepni për të dy neve 6 javë si dhuratë për ditëlindje, 6 javë që unë të rritem, të zhvillohem, të piqem dhe të bëhem më i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm, 6 javë që ju të pushoni, të relaksoheni dhe të lejoni që trupi juaj të kthehet në ritmet normale.
Mami, të lutem më ushqe kur jam i uritur, nuk e dija kurrë se çfarë do të thotë për mua uria në barkun tënd dhe orët dhe koha nuk kanë kuptim për mua.
Të lutem më mbaj, më puth, më prek dhe më përkëdhel. Isha gjithmonë afër barkut/mitrës tënde…, nuk kam qenë kurrë vetëm.
Ju lutem më falni nëse qaj shumë. Nuk jam një barbar që kam ardhur këtu për t’ua bërë jetën të mjerueshme, por është e vetmja mënyrë për t’ju thënë se nuk jam i kënaqur me diçka dhe kjo është arsyeja pse po qaj. Më flisni, më mbani ndërsa rritem, do të shihni që unë do të qaj më pak dhe do të bëhem më social.
Ju lutem, merrni kohë për të gjetur se kush jam, sa i ndryshëm jam nga ju dhe sa shumë ju ngjaj. Më vëzhgoni me kujdes dhe do të mësoni gjëra që më pëlqejnë/këbaqin.
Ju lutem, mbani mend se unë mund t’i duroj gabimet që bëni me mua, për sa kohë që i bëni me dashuri dhe për aq kohë sa ato nuk më lëndojnë.
Ju lutem, mos u zhgënjeni nëse nuk jam fëmija perfekt që prisnit, mos u zhgënjeni me veten kur nuk jeni perfekt.
Ju lutem, mami dhe babi, kujdesuni për veten, hani shëndetshëm, pushoni dhe stërvituni, që të keni, kur jemi bashkë, durimin dhe energjinë që ju nevojitet për t’u kujdesur për mua. Shërimi për një fëmijë grindavec janë prindërit relaksues.
Ju lutem, kujdesuni për marrëdhënien tuaj. Një familje e shëndetshme forcon lidhjen.
Ju lutem, më gëzoni sa më shumë tani që jam i vogël. Koha, edhe nëse nuk e shihni, kalon shpejt. Edhe pse me siguri unë kam sjellë ulje – ngritje në jetën tuaj, ju lutemi mbani mend se gjithçka do të kthehet në normalitet derisa të thoni “qimnon”.
Gëzohuni me mua tani që jam foshnjë…!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.