Marrëdhënie

October 2, 2020 | 10:07

Gëzuar ditëlindjen Luljeta Bozo, mesazh i veçantë nga familja për shkencëtaren e ndërtimit

Gazetarja dhe skenaristja e njohur Alda Bida, njëherësh bashkëshortja e djalit të inxhinieres së njohur, regjisorit dhe producentit Petri Bozo, ka ndarë sot një mesazh të bukur për profesionisten, gruan, nënën, gjyshe Lulin, e cila feston sot ditëlindjen.  

1“Gëzuar ditën e lindjes Luljeta Bozo (Konomi), ti grua e madhe, që ke dhënë e jep kontribut në shkencën e mekanikës së dherave e që shumë të identifikojnë me tërmetin, që ke kaluar në duar e tua breza e breza konstruktorësh e ndërtuesish… që modestisht buzëqesh kur ish-studentë të falenderojnë për atë çfarë u ke dhënë me zemërgjerësi, DIJEN… kur bota akademike nga e gjithë BOTA të vlerëson e fton të ndash në auditore universitetesh prestigjioze e Konferenca Botërore studimet e tua… Tokio…Paris… Vjenë… Tetovë… Gjermani… Barcelonë…SeuI, ti, pa bujë dhuron çfarë di…

Ti që kaq bukur ke ndërtuar krah karrierës tënde, që ka kapërcyer kufijtë shqiptarë, një familje plot vlera… që je plot energji e vitalitet që më bën të besoj çdo ditë se mrekullitë kanë fytyrën e gruas…

3Unë mund të derdh në këtë status shuuuumë ngjarje të vogla që janë frymëzuese e që kanë domethënie të madhe… që lidhen me vullnetin, këmbënguljen, aventurat, sakrificat, dashurinë… deri tek festat e tryezat e jashtëzakonshme që kanë shpirtin tënd plot dashuri… të them se kam mësuar nga ty të mos nxitohem, por të guxoj të them të vërtetën… të mos mburrem, por të punoj për të realizuar idetë e ëndrrat… të luftoj e të mos dorëzohem… të jetoj e të dua çdo çast si diçka të veçantë…

Te paçim sa më gjatëëëë…Të duam aq fort sa frymën tonë, sepse ti je udhëheqësja e shpirtit të lirë e pa kompromis… ti unike zysh Luli… ti shpirtdhembshura nënë e gjysmën sime dhe gjyshja e fëmijëve të mi… ti nena ime e dytë që ,ë gëzon sa herë që të përqafoj… e më frymëzon sa herë bisedojmë. Gëzuaaar!

2

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top