Mirëqenie

September 7, 2020 | 8:16

Gjëra që duhet të mbani mend kur qëndroni natën zgjuar me foshnjën

 

Duket si një kohë e vetmuar, por jeni të rrethuar me lutje dhe mirëkuptim

1

Nuk ka rëndësi se sa herë do të ndodhë, nuk ndalet kurrë së qeni pak e rëndë, apo jo? Shtriheni me qetësi në gjumë kur e qara e vazhdueshme ju zgjon. Rrëshqitni nga shtrati dhe mezi mbani sytë hapur ndërsa përgatitni shishen ose uleni për ta ushqyer me gji, ose e merrni foshnjën në shtrat. Pasi ta keni ushqyer, butësisht e vendosni përsëri në gjumë, për ta përsëritur gjithçka disa orë më vonë. Nëse jeni me fat ndodh vetëm një herë në natë, por ndonjëherë gjumi juaj më i gjatë mund të zgjasë 45 minuta.

Ndoshta nuk e mendoni shumë kur ngriheni natën. Shumicën e kohës jeni vetëm gjysmë të zgjuar.

Sidoqoftë, disa net e gjeni veten duke u zgjuar më shumë sesa do të dëshironit, ose sepse foshnja zgjohet aq shpesh sa kurrë nuk mund të bini në gjumë siç duhet ose sepse kthimi i foshnjës në gjumë zgjat më shumë sesa parashikonit. Në këto raste, këto mendime mund t’ju ngushëllojnë:

Duket si një moment i vetmuar, apo jo? Është sikur të mos kishte asgjë në botë përveç teje dhe atij personi të vogël të adhurueshëm, i cili do të ishte shumë më i adhurueshëm nëse do të kthehej menjëherë të flinte. E vërteta, megjithatë, është se ju nuk jeni aq vetëm sa mendoni. Prindër të tjerë nëpër botë po kujdesen për fëmijët e tyre në të njëjtën kohë.

Çdo nënë e shenjtë që ka parë natën me fëmijën në krahë është në krahun tuaj. Lutjet e saj ju rrethojnë. Kur jetojmë të vetëdijshëm për realitetin e padukshëm të mbinatyrshëm, nuk jemi kurrë vetëm. E qara e foshnjës suaj, veprime të vogla bindjeje, sado të dhimbshme të jenë, i japin sakrificës një vlerë të jashtëzakonshme.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Marrë nga aleteia.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top