Në fokus

September 7, 2020 | 8:14

Më pëlqen të jem e plakur, sepse pleqëria më bën më të mençur, më të lirë!

 

Si ndihesh të jesh e plakur?

Ditën që shkoi, një i ri më pyeti:

– Çfarë ndjeja në të qenit e plakur?

– U habita shumë me pyetjen, sepse nuk e konsideroja veten të plakur. Kur pa reagimin tim, menjëherë u pendua, por i shpjegova se ishte një pyetje interesante. Dhe pasi me endova, përfundova se, të plakesh, është një dhuratë.

1

Ndonjëherë habitem me personin që jeton në pasqyrën time. Por unë nuk shqetësohem për këto gjëra prej një kohe të gjatë. Nuk do të ndryshoja asgjë që kam për flokët e thinjur dhe stomakun e sheshtë. Nuk e fajësoj veten që nuk e kam rregulluar shtratin, apo se kam ngrënë diçka. Kam të drejtën të jem pak e çrregullt, të shfrenohem dhe të kaloj orë të tëra duke menduar për lulet e mia.

Kam parë disa miq të dashur të largohen nga kjo botë, para se të shijojnë lirinë që vjen me plakjen.

– Kujt i bëhet vonë nëse zgjedh të lexoj ose të luaj në kompjuterin tim deri në orën 4 të mëngjesit dhe pastaj të fle derisa kush e di në çfarë ore?-

– Do të kërcej vetëm me ritmin e viteve ’50-’60, dhe nëse dua të qaj për disa dashuri të humbura… do ta bëj!

Do të eci në plazh me rroba banje që zgjaten mbi trupin topolak dhe do të zhytem në dallgë duke e lënë veten të lirë, pavarësisht nga dhembshuria ndaj atyre që veshin bikini. Edhe ato do të plaken nëse kanë fat…

Është e vërtetë se, ndër vite zemra ime ka vuajtur për humbjen e një personi të dashur, për dhimbjen e një fëmije, ose për të parë një kafshë shtëpiake të ngordhë. Por është vuajtja që na jep forcë dhe na bën të rritemi. Një zemër që nuk është thyer, është sterile dhe kurrë nuk do ta njohë lumturinë e të qenit e përsosur. Jam krenare që kam jetuar mjaftueshëm për t’i kthyer flokët në gri dhe për të ruajtur buzëqeshjen e rinisë sime para se të shfaqeshin gropat e thella në fytyrën time.

Tani, për t’iu përgjigjur pyetjes, sinqerisht mund të them:

– Më pëlqen të jem e plakur, sepse pleqëria më bën më të mençur, më të lirë!

– E di që nuk do të jetoj përgjithmonë, por për sa kohë që jam këtu, do të jetoj sipas ligjeve të mia, ato të zemrës sime. Nuk do të ankohem për atë që nuk ishte ose nuk shqetësohem për atë që do të jetë. Për kohën që mbetet, do ta gëzoj jetën siç e kam deri më sot, pjesën tjetër ia lë Zotit.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Marrë nga Today.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top