Lifestyle

September 7, 2020 | 8:17

Anila Çela, fytyra e ëmbël e pasdites në “News 24”, programi më i ri që do gozhdojë shqiptarët para ekranit

Një nga figurat më të dashura të ekranit, Anila Çela, do të jetë surpriza e këtij sezoni televiziv.

Biondja me pamjen e ëmbël dhe elokuencën e saj do të shfaqet këtë sezon të ri në televizionin e “News 24”, me programin më të ri të përditshëm, që pritet të gozhdojë publikun para ekranit.

Me një eksperiencë të gjatë në televizion dhe me qindra të ftuar në studio, moderatorja ikonë do të shfaqë veten në një tjetër dimension, kësaj here në ekranin më me audiencë, që do t’i japë mundësi të takohet me publikun në një mënyrë krejtësisht të re.

Oferta tunduese e “News 24” e ka bërë Anilën të “divorcohet” nga televizioni i “Vizion Plus”, ku prej vitesh portreti i saj shfaqej në ekran. Anila identifikohej lehtësisht si fytyra më e ëmbël e pasditeve, duke reflektuar përmes buzëqeshjes qetësi e maturi, me aftësinë për të trajtuar me lehtësi temat e larmishme e për të pritur me spontanitet çdo të ftuar në studio.

Me gjithë vitet e shumta në ekran, Anila Çela ruajti një profil të ulët publik, duke e parë profesionin e saj si gjithë të tjerët, larg bujës apo skupeve. Me modestinë e saj, në “News 24” ajo do të bëjë zhurmë me programin e saj të veçantë dhe mënyrën unike të të moderuarit. Kujtojmë që Anila Çela e la udhëtimin e saj disavjeçar me “Vizionin e pasdites” për t’ia nisur me “Nga e para”.

Në “News 24” i rikthehet sërish përditshmërisë në ekran, si moderatorja që di ta bëjë shumë mirë këtë format. Puna e saj në televizion ka nisur në “Koha Tv” në 2005-ën dhe në vitet 2007-2019 punoi në “Vizion Plus”. Në gjithë këto vite eksperiencë ka drejtuar emisione të përditshme të formateve të ndryshme.

Për rreth 5 vite e kemi parë të drejtojë emision mëngjesi dhe mesdite si: “Konak”, “Caffe Express”, “Dita ime”, “Mesditë”. Për të vazhduar më vonë me emisionet e pasdites si: ”Ora 5pm” e “Vizioni i Pasdites”.

Aftësinë e saj të punës në televizion e ka shtrirë edhe në nivelin e autorësisë, pasi një pjesë e mirë e emisioneve mbajnë firmën e saj.

Dy sezonet e fundit ka realizuar formate si “Extreme Makeover”, “Home Edition Albania” apo “Nga e para”, formati me në fokus familjet në nevojë, të cilave u rindërtohej shtëpia në 7 ditë.

Me gjithë këtë bagazh televiziv dhe me stafin e televizionit “News 24” që nxjerr në pah talentet, Anila patjetër që do të na bëjë të afeksionohemi pas saj në këtë rikthim në formatin e përditshëm.

Burimi: panoramaplus.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top