Këshilla & Arsye

August 1, 2018 | 12:09

Gjërat nga të cilat duhet të hiqni dorë, për të qenë të lumtur

Shpesh, ne e gjejmë veten shumë të trishtuar për arsye nga më të ndryshmet. Mund të arrijmë deri aty sa jeta jonë të na duket e kotë, duke harruar se sa e bukur është jeta, nëse e jetojmë siç duhet. Gjithçka ndodhet në mendjen tonë. Nëse ne kemi fuqinë të ndryshojmë mendimet tona, do të ndryshojmë edhe mënyrën se si do të na duket jeta jonë.

Më poshtë keni disa këshilla se çfarë duhet të fshini menjëherë nga mendimet tuaja:

Mos u mendoni shumë.

Duhet të kuptoni se ajo që do të ndodhë, do të ndodhë dhe ajo që ka ndodhur, ka ndodhur tashmë. Mbi të shkuarën dhe të ardhmen ju nuk keni asnjë fuqi për t’i ndryshuar ngjarjet, ndaj mjaft u menduar për gjërat që ju kanë ndodhur dhe aq më tepër të mendoheni se gjërat do t’ju shkojnë edhe më keq. Mendimet negative jo vetëm që tërheqin mendime të tjera negative, por edhe i shtojnë ngjarjet negative në jetën tuaj.

Mjaft jetove në të shkuarën.

E shkuara tashmë është një kapitull i mbyllur dhe duhet t’i rikthehesh vetëm, kur të kesh nevojë të ndryshosh diçka për mirë. Në të kundërt, mos u kthe më në atë kapitull.  Nuk ke për të ndryshuar asgjë, përveçse do të stresosh veten akoma më shumë. Konsideroje të shkuarën si diçka që nuk ka pse të përkufizojë atë që ti je sot, dhe se e sotmja do të shërbejë për të ndryshuar çdo gjë të së shkuarës.

Mjaft u përpoqe të kënaqësh të tjerët.

Ajo që ndodh shpesh me njerëzit që duam, është se i mendojmë ata më tepër nga sa mendojmë për veten tonë. Kjo është plotësisht e gabuar. Është e gabuar të përpiqemi të kënaqim të tjerët duke lënë veten tonë pas dore. Askush nuk meriton aq përkushtim sa meriton vetja jonë. Në të kundërt, ajo që po bëjmë nuk quhet dashuri. Nuk ka si të quhet dashuri ajo që ndiejmë për dikë, kur nuk dimë të duam veten tonë fillimisht.

Mos iu tremb ndryshimeve.

Ato që kanë bërë të mundur që shumë njerëz të ecin përpara në jetë, kanë qenë ndryshimet. Ata kanë qenë të gatshëm të ndërmarrin risqe të mëdha, edhe duke ndryshuar shumë aspekte të jetës së tyre. Mos iu tremb ndryshimeve. Nëse mendon se duke ndryshuar diçka nga vetja do të arrish diçka akoma më të mirë, apo do të bëhesh një version më i mirë i vetes tënde, bëje. Besoji vetes në këtë aspekt dhe shikoji ndryshimet si një mundësi për të avancuar në jetë.

Mos e lër veten tënde pas dore.

Për asnjë person dhe për asnjë arsye nuk duhet ta lësh veten tënde pas dore. Duhet të kuptosh se ti meriton më të mirat e kësaj bote dhe të luftosh për t’i arritur ato për veten tënde. Për asnjë tjetër nuk duhet të përpiqesh aq shumë, sa përpiqesh për plotësimin dhe përmirësimin e vetes. Nëse e lë veten tënde pas dore dhe i përkushtohesh të tjerëve, do të bëhesh thjesht si një urë që të tjerët do ta kalojnë dhe kur ta kalojnë, do e mohojnë që ajo urë i ka ndihmuar të kalojnë lumin. Nëse nuk kërkon këtë gjë për veten tënde, atëherë është koha ta shmangësh.

 

Burimi / bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top