Studim

August 1, 2018 | 11:48

Studim / Diabeti shkakton kancer

Mjekët e Universitetit të Oxfordit kanë dalë në konkuzionin se sëmundja e diabetit shkakton kancer. Ata shpjegojnë se luhatjet e nivelit të sheqerit, sjellin dëme në ADN qelizore.

Diabeti rrit rrezikun e kancerit veçanërisht tek gratë, tek të cilat mundësitë për zhvillimin e tumorit janë 29 % më të larta. Ndërsa për meshkujt diabetikë ky rrezik arrin deri në 19 % në krahasim me ata që nuk vuajnë nga kjo sëmundje.

Universiteti Oxford mori në shqyrtim 20 milionë individë dhe nga studimet që janë realizuar kanë dalë këto statistika.

Mjekët shpjegojnë se diabeti e rrit këtë rrezik dhe se kur sëmundja nuk mbahet nën kontroll nga pikëvështrimi metabolik, jo vetëm që rrit mundësitë për komplikacione kardiovaskulare, por edhe për sëmundjeve të tjera të rënda për organizmin. Arsyeja mund të qëndrojë pas luhatjeve të nivelit të sheqerit në gjak, që mund të shkaktojnë dëme në ADN qelizore.

Sot në botë numërohen 415 mln njerëz që vuajnë nga diabeti, ndërkohë që numërohen 5 mln vdekje çdo vit si pasojë e tij.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top