Dëshmi

May 2, 2018 | 9:32

Vajza me unazën me luleshtrydhe… Një histori e pabesueshme

Kush është ajo? Dhe pse refuzon të heqë unazën plastike? 

Ajo është Alaa, gjashtë vjeç, e cila pëlqen të luajë me motrën e saj të madhe dhe vëllain e vogël. Gjëja më e çmuar që ajo zotëron është unaza e saj me luleshtrydhe – një dhuratë nga gjyshja e saj.

Alaa është në spital dhe ushqehet përmes një tubi. Familja e saj nuk mund të sigurojë ushqimin që kanë nevojë për të qëndruar të shëndetshëm.

Ata nuk janë vetëm.

Në shtetin e Alaas, në Yemen ka shumë familje që janë të uritur. Lufta, mungesa e ushqimeve dhe sëmundjet kanë krijuar krizën më të madhe humanitare në botë. Popullsia mund të jetë në prag të urisë. Fëmijët janë ata që e vuajnë më shumë këtë krizë.

Mijëra vetë janë vrarë ose plagosur në luftën e cila ka shpërthyer që nga viti 2015. OKB thotë se Jemeni është një nga vendet më të këqija për të qenë fëmijë.

“Gjithçka që dua është të gjej punë në mënyrë që fëmijët e mi të mbijetojnë”, thotë Rahma, nëna e Alaas, e cila i ka shitur të gjitha stolitë e saj për të ushqyer familjen.

1.8 milion fëmijë nën moshën pesë vjeçare janë të kequshqyer. Pothuajse 400,000 prej tyre janë në rrezik vdekjeje nëse nuk marrin ndihmë. Më shumë se tetë milionë jemenas nuk marrin ushqimin që u nevojitet dhe vuajnë nga kequshqyerja.

11 milionë jemenas kanë nevojë për ndihmë urgjente për të mbijetuar. 16 milionë njerëz kanë nevojë për kujdes shëndetësor bazë dhe / ose nuk kanë mundësi për të siguruar ujë të pijshëm. Pothuajse 18 milionë – dy në tre jemenas – rregullisht nuk e dinë se nga do të vijë vakti i tyre i ardhshëm.

22 milionë njerëz – tre në katër jemenas – kanë nevojë për ndihmë, nga të cilët gjysma janë fëmijë.

Pas marrjes së trajtimit për kequshqyerje, Alaa u diagnostikua me tuberkuloz dhe u rikthye në spital. Tashmë ajo është kthyer në shtëpi me familjen e saj, duke u përpjekur të shërohet. Ajo vazhdon ta mbajë ende unazën e saj me luleshtrydhe.

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / http://www.bbc.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top