Mirëqenie

October 22, 2020 | 9:22

Gjërat që çdo nënë duhet të bëjë, për të qenë vërtet e lumtur

Të jesh nënë nuk është lojë fëmijësh. Sigurisht që është një nga gëzimet më të mëdha në jetë, por kjo nuk e bën atë më të lehtë. Stresi që përjeton një nënë është i pafund. Dhe, nëse mendojmë se kjo ngarkesë e përgjegjësisë duhet jetuar çdo ditë, gjërat bëhen më të komplikuara. Çdo nënë ka nevojë për një moment qetësie. Ekziston nevoja të mendoni edhe për mirëqenien tuaj.

Psikologjia shpjegon stresin që i nënshtrohen shumë nëna

Psikologjia na tregon se çfarë lloj stresi i nënshtrohen nënat. Le të jemi të qartë: nuk po themi që baballarët nuk preken. Padyshim, të dy prindërit kanë ngarkesën e tyre të përgjegjësisë dhe lodhjes. Ne thjesht po përqendrohemi tek nënat në veçanti, pasi të gjithë e dimë se sa stres mund të sjellë të qenit nënë. Thjesht mendoni për rutinën e përditshme. Menaxhimi i shtëpisë, puna dhe përkujdesja për fëmijët mund të lodhin vërtet. Dhe, për të siguruar qetësinë e saj dhe të familjes së saj, ekziston një gjë që çdo nënë duhet të bëjë.

Ja çfarë…

Sipas profesoreshës së psikologjisë Nava Silton, nënat duhet të shkojnë më shpesh për pushime. Nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me të qenit larg shtëpisë për javë të tëra. Por të paktën dy ose tre ditë, herë dhe herë duket se janë jetike. Në fakt, duke u larguar për pak kohë, një nënë mund t’i kushtohet vetes. Dhe mbi të gjitha, ajo mund të rimarrë të gjithë energjinë e humbur gjatë jetës së përditshme, e cila është kaq rraskapitëse.

Kështu duhet të veprojë çdo nënë për të qenë vërtet e lumtur. Disa ditë pushim, ju ndihmojnë që të ktheheni me më shumë energji se më parë. Të gjithë meritojmë të shkëputemi. Edhe ju! Prandaj, përpiquni që gjithmonë t’i kushtoni kohë vetes. Është thelbësore për qetësinë tuaj dhe rrjedhimisht edhe për atë të fëmijëve tuaj!

 

 

Burimi / https://www.proiezionidiborsa.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top