Studim

January 5, 2021 | 8:13

Gjuha, si erdhi dhe si u përhap nëpër botë

Fjalët që përdorim formojnë mënyrën se si e përjetojmë botën rreth nesh. Për shembull, ndërsa shumica e anglishtfolësve vendas mund të shohin një peizazh dimëror dhe ta etiketojnë thjesht “dëborë”, për skocezët thuhet se kanë mbi 420 fjalë për dëborë-n. Kjo përfshin gjithçka, nga ndryshimet delikate në reshjet e borës te përmendjet e të mbinatyrshmes.

1

Është interesante të prekësh disa teori rreth origjinës së gjuhës. Ide të tilla si teoria “wow wow” thonë se gjuha filloi me njerëzit duke imituar tingujt që kafshët lëshojnë për të komunikuar. Të tjerë besojnë se gjuha ishte një dhuratë hyjnore. Shumë studiues bien dakord që gjuhët moderne kanë një rrënjë të përbashkët të lashtë dhe gradualisht janë zhvilluar në dialekte që njohim sot.

Çdo gjuhë është plot me përmbajtje të pasur historike dhe idiosinkrasi unike. Sa më shumë që zhyteni për të mësuar një gjuhë të re, aq më shumë do të zbuloni se sa të mëdha janë mundësitë gjuhësore.

Të qenit shumëgjuhësh hap shumë dyer nga mundësitë e udhëtimit mbi miqësitë te karriera të reja. Ndihmon gjithashtu në përmirësimin e të menduarit krijues dhe aftësive për zgjidhjen e problemeve. Më e rëndësishmja, ajo hap mendjen tuaj për mënyra të reja të perceptimit të botës dhe bashkëveprimit me të tjerët. Koha e kaluar për të studiuar një gjuhë është një investim i dobishëm, pa marrë parasysh sa vjeç jeni.

 

Përgatiti Gea Veizi, maturante gjimnazi “P.N.Luarasi” / Burimi takelessons.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top