Në fokus

January 5, 2021 | 8:15

I dashur 2021 do të kesh një detyrë shumë të rëndësishme: të udhëheqësh njeriun të gjejë rrugën e tij

 

I dashur viti 2021, tani numërojmë orët për të vrapuar drejt pasazhit, këtë herë më shumë se kurrë … si një ritual, me shpresën se ky pasazh do të sjellë një frymëmarrje më të shëndetshme, të qetë, të thellë dhe të lehtë drejt takimit me ne, me të tjerët, me botën.

I dashur viti 2021, i përcaktuar si koha e shënuar nga ditët që ndjekin njëra-tjetrën, njeriu zakonisht vendos në ty vagonët plot dëshira, pak a shumë abstrakte, më me zemër dhe mendje… pak rëndësi ka, sepse të dëshirosh ka të bëjë me urimin e një dëshire tek tjetri.

I dashur viti 2021, kësaj here dua të tërheq vëmendjen duke ju uruar dhembshurinë që viti që parapriu nuk e kishte në fjalorin e tij. Dhe ju uroj një pafundësi përqafimesh dhe afërsie, guxim të madh në përshëndetjen e zemrave të thyera, për të qenë në gjendje t’i ringjallni ato. Atëherë, ju përkulem, duke ju uruar delikatesë dhe fjalë të mira për njeriun që beson se është i gjithëfuqishëm dhe sovran. Me përulësi, përkul kokën për të nderuar Tokën dhe ngre vështrimin tim drejt Qiellit për t’iu lutur veprimit hyjnor në secilin prej nesh.

I dashur viti 2021, do të kesh një detyrë shumë të rëndësishme: të udhëheqësh njeriun të gjejë rrugën e tij për në shtëpi. Jemi akoma të hutuar, pasi ditët që ju hapën rrugën ishin mizore, të pamëshirshme, të parespektueshme, të furishme dhe dogjën shumë trupa. Tani do të duhet të na mbash për dore, të na shoqërosh në shtigje të thella të jetës. Dhe ne, duhet të kemi besim tek ti. Në të vërtetë, edhe më shumë: duhet të mbështetemi te mungesa e hartave të paracaktuara nga letrat tona me vlerë dhe të jemi në shoqërinë tuaj me dinjitetin e atyre që duan dhe me përulësinë e atyre që po mësojnë përsëri të ecin.

I dashur viti 2021, që rruga për në shtëpi të mund të jetë autentike, nëse është e mundur jo e nxirë dhe nëse ndonjë pengesë na ngadalëson ritmin, na merrni në krahët tuaj për të na çuar atje, ku secili prej nesh të ruajë thelbin e tij, ku takimi zhvillohet me pjesët tona të plagosura dhe të errëta. Qëndroni me ne me dashuri, vendosni shpresë në zemrën tuaj, qetësoni frymën tonë kur zëri dridhet nga dhimbja, mirëpritni fjalët e zemëruara të një zemre që, thellësisht vetëm, nuk mund të gjejë mbështetjen tuaj.

I dashur viti 2021, që rruga për në shtëpi të jetë një trokitje e butë në dyert e shpirtit tonë, që të jetë një rregullator më shumë sesa një prishës, të jetë një buzëqeshje më shumë se një lot, të jetë një shëtitje më shumë se një vrapim, të jetë një përqafim më shumë sesa një maskë, të jetë një çelës më shumë sesa një dryn, një nxehtësi më shumë se akull, që të jetë një kontakt më shumë sesa distancë.

I dashur viti 2021, urime nga zemra.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Blogu ‘Vivi, sorridi, danza”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top