FB

April 5, 2021 | 8:45

Gjumi, metoda “4-7-8” për të fjetur në 60 sekonda. Doktor Andrew Weill: “është një qetësues natyral për sistemin nervor”

Fjetja në 60 sekonda për disa është një mirazh: ata që kanë provuar të gjitha teknikat (përfshirë edhe atë të numërimit të deleve) ngurrojnë gjithnjë e më shumë të besojnë se ekziston një formulë magjike për të promovuar gjumin. Andrew Weill, një mjek amerikan, i diplomuar në Universitetin e Harvardit dhe autor i eseve me miliona kopje të shitura, ka zhvilluar një metodë, të quajtur “4-7-8”, e bazuar plotësisht në frymëmarrje dhe në mënyrën e modulimit të saj. Ai e quajti atë “një qetësues natyral për sistemin nervor” që mund të na bëjë të na zërë gjumi në vetëm një minutë.

1

Asnjë ilaç ose çaj bimor, për të eliminuar tensionin e grumbulluar gjatë ditës do të ishte i mjaftueshëm, për të ndjekur sugjerimin e tij. Në një video në Youtube, Dr. Weill shpjegon si të veprohet: Së pari, duhet të marrësh frymë thellë dhe të nxjerrësh të gjithë ajrin nga mushkëritë. Pastaj, me gojën mbyllur, thithni përmes hundës dhe mendoni deri në katër. Mbajeni frymën tuaj për një numërim të shtatë dhe pastaj nxirreni jashtë atë, përmes gojës tuaj, për tetë sekonda. Sipas studiuesit, cikli duhet të përsëritet tre herë.

Teknika bazohet në një praktikë antike indiane të quajtur “pranayama”, që do të thotë “kontroll ritmik i frymëmarrjes”. Sasia shtesë e oksigjenit që kalon nëpër trup ka një efekt relaksues në sistemin nervor parasimpatik dhe ndihmon personin të ndihet më i qetë. Në kohë stresi të shtuar, sistemi nervor është i stimuluar tepër dhe kjo mund të çojë në një çekuilibër që shkakton mungesën e gjumit. Sipas Dr. Weiss, metoda “4-7-8” gjithashtu lejon ata që e përdorin, të heqin mendimet negative të ditës dhe të ndihen më të lidhur me trupin e tyre. Dhe, meqenëse mund të kryhet në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, gjithashtu rezulton të jetë një aleat i shkëlqyeshëm kundër ankthit.

Në një koment në një nga videot në Youtube në të cilën mjeku shpjegon teknikën e tij, lexojmë: “E provova dhe menjëherë u ndjeva më mirë. Kam marrë ilaçe për ankthin prej vitesh. Por pas katër grupeve të këtyre frymëmarrjeve u ndjeva më pak i trazuar”.

Para se të shihni një rezultat të kënaqshëm, Dr. Weill rekomandon trajnimin dhe kryerjen e teknikës të paktën dy herë në ditë për gjashtë deri në tetë javë. Pas kësaj periudhe kohore, ndoshta “mrekullia” do të ndodhë dhe ju do të jeni në gjendje të shkoni në gjumë në vetëm 60 sekonda.

 

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Huffington Post

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top