Pika referimi

November 18, 2020 | 8:10

Gratë, kur ngrihen në këmbë pas goditjes që i rrëzoi, kanë një dritë në sy që i bën më të bukura

Roberto Emanuelli, shkrimtar italian

Gratë rrëzohen brenda, mbyllen ngadalë, por ato buzëqeshin me ty, dhe ajo buzëqeshje të shpëton jetën pasi e tyre po shkatërrohet.

Gratë shohin perëndimin e diellit dhe e dinë se dora që shtrëngohet për t’u emocionuar ndërsa dielli puth butësisht detin, është e tyre. Sepse ato e dinë se dashuria ndaj njëri-tjetrit është mënyra e vetme për të ndaluar të lejojmë dikë t’i shuajmë buzëqeshjen.

Femrat e tregojnë veten të forta sepse e dine që ana e tyre më intime, ajo më e brishta dhe e fshehur, është një vend i vetëm për disa, vetëm për atë që di të prekë zemrën me mendim, shikim, me ëmbëlsi. Me dashuri…

Gratë e kuptojnë kur është koha për të shkuar, e dinë, e ndjejnë, dhe e bëjnë me klas, për atë ndjenjë dinjiteti që kanë brenda nga lindja, pa pyetje, pa u dobësuar, kthehen duke buzëqeshur, me një hedhje të flokëve që bien dhe shtrihen në sytë e shndritshëm plot magji, largohen pa bërë zhurmë, dhe ndërsa largohen, një lot i heshtur i rrëshqet në fytyrë.

Gratë, kur ngrihen në këmbë pas asaj goditjeje që i rrëzoi, ajo goditje që thjesht nuk e prisnin, kanë një dritë në sy që i bën më të bukura, që i bën më të veçanta, është drita e atyre që vuajtën dhe mund të japin mësim ty për të dashur…

Gratë e dinë se jo çdo gjë duhet të shkojë mirë. Për sa kohë që është e bukur!

Kur femrat bien në dashuri, të japin zemrën, sepse është ose përgjithmonë ose nuk është asgjë. Dhe nëse i tradhton nuk ishte asgjë. Dhe ti, je një hiç…

Pjesë nga libri “Adesso lo sai” (Tani e di)

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Faqja e Autorit

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top