Marrëdhënie

November 18, 2020 | 8:15

Tradhti emocionale apo fizike? Ja shenjat e fshehura që e nxjerrin “zbuluar” partnerin…

Kur mendojmë për tradhtinë, rrallë mendojmë të kemi një lidhje emocionale me dikë tjetër jashtë martesës ose marrëdhënies. Edhe pse mund të mos përfshijë romancë, ajo përsëri mund të ketë një ndikim të madh tek ju dhe partneri. Ju mund të vëreni ndryshime të pashpjegueshme tek partneri, për të cilin nuk keni qenë as të vetëdijshëm.

Ka shumë arsye pse mund të ndodhë një tradhti emocionale, prandaj më poshtë listohen shenjat kryesore që ju japin mundësinë të bëni dallimin mes tradhtisë emocionale dhe asaj fizike.

Miku i tyre “special” është i pari.

Ka një tension midis jush që duket sikur nuk do të marrë fund. Zënkat zakonisht bëhen për personin e tretë në jetën tuaj. Fokusi i partnerit është më shumë tek personi tjetër dhe ky “mik” i duket më i rëndësishëm sesa ju. Edhe nëse përpiqeni të bëni më të mirën për të shpjeguar se kjo është ajo që shkakton gjithë zhurmën mes jush, gjërat nuk ndryshojnë. Në fakt, ju fajësoheni për xhelozinë.

Nuk duan të ndryshojnë planet e tyre për ju.

Në të kaluarën, kur partnerit i jepej mundësia të takohej me ju, ai mund të ndryshonte planet e tij për të mos e humbur këtë mundësi. Sidoqoftë, nuk është më kështu. Tani i përmbahen planeve dhe nuk i ndryshojnë, pa marrë parasysh sa tërheqëse tingëllojnë planet e tua.

Papritur, ata fillojnë t’i duan rrjetet sociale.

Në përgjithësi, interesi i partnerit për telefonin, mediat sociale dhe teknologji të tjera, mund të rritet. Edhe pse kanë qenë gjithmonë kundër rrjeteve sociale dhe rrallë i përdornin ato, tani nuk mund ta lëshojnë telefonin. Ju mund të vini re se ata ndalojnë së shkruari në momentin që hyni në dhomë papritur.

E ruajnë shumë telefonin.

Jo vetëm që duan të kalojnë kohë me telefon, por duket se janë të gatshëm ta mbrojnë edhe me jetën e tyre. Nëse ju bëni një lëvizje dhe partneri mendon se doni t’i merrni telefonin, ai do të veprojë dhe do ju ndalojë. Ndoshta ka vënë fjalëkalime të reja ose ka filluar të bllokojë telefonin, gjë që nuk e ka bërë kurrë në të kaluarën.

U duhet të punojnë më shumë se zakonisht.

Partneri gjithmonë kthehej në shtëpi në kohë. Sidoqoftë, tani ju telefonon dhe justifikohet se i duhet të qëndrojë më gjatë në punë. Ai mund ta bëjë këtë për të kaluar më shumë kohë me “mikun e veçantë”.

Ata nuk ju hapen më.

Nëse partneri po merr vëmendje më të madhe emocionale nga dikush tjetër, ju mund të vini re se nuk po ju kushton shumë vëmendje. Mund të ndalojë së foluri për ditët e këqija ose problemet që has, ose tmund të ndalojë së ndari lajmet e mira me ty. Kjo ndoshta po ndodh sepse ai po e merr mbështetjen e nevojshme jashtë marrëdhënies tuaj.

Ju bëjnë të mendoni se jeni të çmendur kur ta hapni këtë temë.

Kur të flisni për këtë “mik të veçantë”, ai do të fillojë të bëjë rolin e mbrojtësit. Në disa raste, mund t’ju kritikojë. Shenja më e fortë e një marrëdhënieje të jashtme emocionale është nëse mbron mikun e ri në momentin që dëgjon komentin më të vogël negativ për të.

Ju bëjnë të dyshoni se si ndiheni për veten tuaj.

E gjithë kjo kritikë dhe mënyra sesi ata e kthejnë kokën kur ju filloni të flisni, mund t’ju bëjë të mendoni se ka diçka që nuk shkon me ju. Epo, kjo nuk është e vërtetë. Ata thjesht po përpiqen të fshehin përfshirjen e tyre me këtë “mik” duke manipuluar dhe duke ju shtyrë të mendoni se problemi në marrëdhënie nuk ka të bëjë me ta.

Anulojnë planet me ju për të qenë me mikun e ri.

Mezi prisni të dilni për darkë me partnerin dhe ka kaluar një kohë e gjatë që të dy keni pasur mundësinë të relaksoheni dhe të kaloni një cilësore së bashku. Por, papritmas, ata vendosin ta anullojnë darkën. Pjesa më e keqe është se nuk kanë një justifikim të mirë apo të vërtetë. Tradhtia e tyre emocionale duket të jetë më kuptimplotë dhe më e rëndësishme dhe kanë filluar të të injorojnë.

Mërziten me ju pa ndonjë arsye.

Edhe biseda rastësore ndonjëherë mund të shkaktojë një reagim negativ tek partneri. Pavarësisht nëse janë të mërzitur, sepse nuk kanë pasur mundësi të kalojnë kohë me mikun e tyre ose sepse nuk e shijojnë kohën me ju si më parë, ata mund të reagojnë në një mënyrë nervoze. Ndoshta keni bërë shumë pyetje në lidhje me mikun e tyre disa orë më parë. Megjithatë, ju mund të merrni një përgjigje negative edhe nëse nuk keni bërë asgjë.

 

 

Burimi / Panorama Online

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top