Marrëdhënie

November 18, 2015 | 13:52

Gruaja pishtari i një familjeje

Manjola BaçiNga: Manjola Baçi

M.Sc.Psikologe Klinike

 

Gruaja pishtari i një familje, i një shoqërie ende të dhunuar, e paragjykuar, e dënuar. Vetëm një sintezë e grepuar si një amaro e hidhur, mjafton për t’u demoralizuar dhe konstatuar që ende njerëzimi damkoset me steriotipe të pakuptimta. Shoqëria jonë në 24 vitet e fundit, e humbi kuptimin: të jesh njeri e të jetosh si i tillë. Kjo për shumë shkaqe e pasoja, deformim personaliteti. Ndoshta nuk kam të drejtë të shprehem kështu, por aspekti psikik-intelektual-ekonomik ndryshoi zakonin dhe përforcoi apo mbajti nën tutelë këtë shoqëri sot, të çoroditur ose e thënë transvestite (meshkuj nën petkun e gruas dhe femra nën petkun e mashkullit). Kambanat filluan të binin për një ndryshim rrënjësor, për një rrënim të vrullshëm nuk ishte një nga pritshmëritë që kërkonim. U godit, u shkëput energjia, forca që mendohej të ishte femra/gruaja, ku u desh aq kohë njerëzimit që femra nuk është vetëm kult i skllavërisë seksuale. Një çudi kjo që vetë elitat nuk njihnin vetëm skllavërinë e joshjes së femrave, por edhe perversitetin e tundimit të organit mashkullor, si një forcë penetruese për epshet e pangopura të tyre; kjo është një marrëdhënie ku femrat janë të destinuara të jetojnë bashkë me meshkujt në këtë “pyll”, të cilin ne sot e quajmë stereotip gjinor; ku ngërdheshen të dy e tramautizojnë dramën e tyre, e më pas ngrenë kundrejt njëri-tjetrit ndenja faji, turpi e frike. Ne e dimë tashmë se nga e kanë origjinën këto ‘sulme’. Kjo epokë moderne i ka dhënë përgjigje sjelljes së njeriut, kësaj shoqërie të kthyer feministe e maskiliste. Një transformim që vu në dyshime, zhvillimin e njeriut, që femrën nuk e privoi vetëm natyra e saj e pjellorisë, por edhe grupi e më pas shoqëria, me traditat e mentalitetin abuzues. Historia ka treguar shumë sfida të njeriut, të shoqërisë, të kulturave, të cilat të gjitha bashkërisht kanë zbuluar mënyrën e të perceptuarit, personalitetin dhe pritshmëritë. Ky trekëndësh simbolizon qytetërimin apo shkëputjen e këtyre këndeve.

Gruaja përballë meshkujve

Përse femra ende gjykohet dhe dhunohet në një kohë ku emancipimi i përmirësimit të jetës është shumë më ndryshe se më parë. Të gjitha këto pyetje kanë marrë përgjigje nga sociologë antropologë e psikologë. Na del sërish një trekëndësh për të njohur sistemin-reminishencën-përvojën. Beteja të humbura e të fituara për femrën që deshi të kishte vendin e saj “të vjedhur” me mënyra imorale, barbare, që deshi pushtetin e saj të merituar me të drejta të barabarta. Nuk po flasim për ata meshkuj që u është bërë e njohur vlera e një gruaje, që edhe ata kanë ardhur në jetë nga një grua. Dy botë sot që luftojnë kundra njëra-tjetrës, maskilizmi dhe feminizmi, që nuk sjellin përvoja të mira. Të kuptojmë përse mashkulli dominon mbi femrën.

• Këtu na del trekëndëshi i sistemit të edukimit patriarkal midis dy gjinive. Në mendësi, në familje e shoqëri duhej vazhdimësia e mbiemrit me lindjen e djalit dhe deri këtu nuk ka asgjë të gabuar për vazhdimësinë e rrënjave të këtij fisi, por për nga mënyra sesi sillet në jetë ky foshnje mashkull, me shpatë në dorë dhe kështu i mbeten duart lart për këdo që i kanosej atij dhe i kundërvihej atij.

• Atashimi i nënës me fëmijën e saj është një tjetër provë, që tregon sesi është përjetuar lidhja emocionale e cila pati rrugën e qumështit të zhdrejtë, ndjesia e sigurisë, që transmetonte nëna me të. Thellë në nënndërgjegjen e saj sot e kësaj dite, ajo njeh djalin si fuqi për të plotësuar dëshirave e familjarëvë të saj. Por edhe e kundërta të jetë, prapë ankthi i ndarjes që pëson fëmija nga nëna, pëson trauma në personalitetin e fëmijës mashkull apo femër. Që do të thotë se siguria e dashuria kalojnë të shprehura dhe të marra nga kjo lidhje që përjeton foshnja e cilësdo gjini qoftë, dominimi që shpreh nëna dhe babai më vonë te ky fëmijë, sjell formimin e një karakteri posesiv. Nga ana tjetër e medaljes mund të kemi të shprehur të kundërtën, mohimin e kësaj lidhjeje te fëmija e cila edhe në këtë rast e përforëcon posesivitetin, për rrjedhojë dhe dëshirën për të dominuar. Të dyja gjinitë kanë të njëjtat sjellje, por në fakt, shoqërisë sonë i është dashur të lartësojë më shumë figurën mashkullore nisur nga këto stereotipe: i fortë, i ashpër, i pandjeshëm, etj., që e ndihmuan atë për t’i dhënë të drejtë atij dhe perceptimit të tij.

• Një tjetër marrëdhënie që ndryshoi ishte sjellja midis të qenit motër-vëlla. Gjithmonë prindërit apo shoqëria, fëmijës djalë i thonë “mbro motrën”, apo motrës që të bindet, në të kundërt zgjedhjet se ccfarë do të bëjë i ka të mësuara. Të mbrosh motrën dhe të vësh dorë mbi një femër tjetër, se motra është zënë me të, ose po nuk t’u bind, t’i del qullash para shokëve dhe ata do ta vënë në lojë të nesërmen. Prindërve u pëlqen raporti kur djali ka nën kontroll të motrën.

• Raporti i një gruaje të ndarë, me dy fëmijë femër e mashkull. Nëna projekton burrin dhunues te djali dhe e sheh atë si të rrezikshëm për edukimin e vajzës, motrës së tij. Neglizhenca e edukimit për djalin, përforcon te ajo frikën e të mos transmetuarit dashuri të birit, vëmendje dhe interes. Kjo shkëputje emocionale rrezikon që ky fëmijë të bëhet i dhunshëm. Vlerësimi për këtë djalë është se ai vjen nga një baba dhunues dhe i tillë do të jetë. Por edhe pse divorci rëndon mbi fëmijët, mbi gjendjen e tyre shpirtërore apo sjelljet, kjo nuk vërteton se ai mund të bëhet i tillë. Ai e kalon këtë moment të vështirë ashtu si nëna e vet.

• Kur një femër ka sjellje agresive autoriteti? Frika se nuk mund t’ia dalë me brishtësi, i detyron prindërit që në pavetëdijshmen e tyre të edukojnë te bija një “djalë”, në mënyrë që të përballojë jetën dhe botën maskiliste.

• Kuptuam që mendësia, perceptimi, instinktet ushqejnë dhe rrisin të gjitha speciet. Por te njerëzit, jo të gjithë kanë karakter të fortë, vetvlerësim apo pozitivitet në zgjedhjet që bëjnë në jetë. Pamundësitë e zvogëlojnë njeriun, superiorieti mashkullor është ndjenja e frikës për të mos i humbur edhe ato pak vlera që njeriu mendon se i ka, pasi në të kundërt nuk do t’i duhej të ishte në luftë me veten e të tjerët. Mashkulli ka krijuar pushtet nga këto stereotipe të pabaza. Por jo të gjithë meshkujt kanë këtë sjellje, pasi ata e kanë gjetur sigurinë dhe dashurinë të balancuar midis të mirës dhe të keqes. Të gjithë ne kemi ndjesi inferioriteti edhe sikur të gjithë pushtetin të kemi, kjo vetëm për të rrëzuar mendjemadhësinë dhe perversitetin që kemi si qenie. Njeriu dhunon nga padija, nga mungesa e vetvlerësimit, nga mungesa e edukimit shpirtëror. Dhe të mos guxojë të thotë një femër që e meritoj të dhunohem, për X arsye, që të mbrojë këtë egërsirë që është me fytyrë njeriu, pasi edhe ai nuk ka zgjedhur të jetë ashtu, por e kanë detyruar të jetë i tillë. Ndaj sot shoqëria i vuan këto dominanca të shprehura kudo që ka lidhje femra, janë instinkte që burojnë nga një ndërgjegje me nënshkrimin “tabula rasa”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top