Në fokus

May 10, 2022 | 12:06

“Habibi, come to Dubai!”, ironia e psikologes dhe qëndrimi i saj mbi perceptimin e luksit: “Luksi i vërtetë është shëndeti mendor!”

Nga Anxhela Peza, psikologe klinike dhe këshillimi

 

Të flasësh për k*rimin është temë e gjatë dhe gjerë sa vetë jeta e njeriut. Të prostituosh është një koncept që pati fillesat për një kokërr patate më shumë. Dhe k*rvërimi bashkë me prostitucionin është tjetër koncept.

0

Fjalën K*rvë sot e përdorim për kompliment, zotësi apo aftësi të veçanta të një personi për t’ia dalë mbanë. Madje ditët e sotme ta sheshin k*rvërimin si një diçka normale të një njeriu. K*rvërimi nuk është emancipim. Rrjetet sociale reklamojnë K*rvërimin dhe prositucionin si objektiv për t’u arritur medoemos nga njeriu. Prostitutat e luksit kanë ekzistuar, dhe ekzistojnë dhe sot. Mjafton të hedhësh një sy atyre që njeh, se si vajzat që me prindërit punëtorë të thjeshtë ose vetëm njëri nga prindërit punon, papritur jeta e tyre shndërrohet në luks. Si ka mundësi vallë? Ndonjë trashëgimi farefisnore ndriçoi llogarinë e tyre bankare. Transformimi në masë tek tiparet fizike për t’i përngjarë dikujt ose imazhit të ndërtuar në mendjen e tyre, është blerje e drejtpërdrejtë e klientëve për të pasur standart bukurie (sipërfaqësore gjithmonë). 

Sqarim:

Marrja e kënaqësisë seksuale nëpërmjet dhimbjes, poshtërimit, traumave dhe të tjera si këto janë çrregullime seksuale. Të luash me fekalet në çfarëdolloj forme, të marrësh kënaqësi nga fekalet është simptomë skizofrenie. Trend sot po bëhet se çfarë bën tjetri ta bëjmë dhe ne. S’ka rëndësi çfarë bën, sa e dëmshme është, apo çfarë do të shkaktojë, e rëndësishme është ta bëjmë dhe ne.

LUKSI I VËRTETË ËSHTË SHËNDETI MENDOR DHE TË QENIT MIRË ME VETEN. NUK ËSHTË AS DUBAI, AS VILAT DHE MAKINAT, E AS LEKËT.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top