Mirëqenie

September 5, 2020 | 8:12

Hapat që duhet të ndiqni për të eliminuar njollat e shkaktuara nga dielli

A e dini se djegiet nga dielli lënë pas shenjat e tyre? Sa herë që lëkura juaj është në kontakt me diellin më shumë nga sa duhet, ajo çfarë ngelet pas janë nishanë dhe njolla të reja në lëkurë. E kjo sidomos kur keni lëkurë të bardhë dhe të predispozuar për të pasur më shumë nishanë.

Duke qenë se kjo shpesh është e pashmangshme, ajo çfarë mund të bëni është kontrolli i këtyre njollave më anë të metodave natyrale. Provoni një prej tyre të ndarë në tre hapa të cilat do j’ua bëjnë përballjen me njollat më të lehtë.

Pastrimi i thellë

Si fillim nisni me pastrimin e thellë të lëkurës në mënyrë që çdo trajtim që do të vendosni më pas të përthithet më mirë. Përzieni pak sheqer dhe pak vaj në një enë e më pas fërkoni lëkurën me lëvizje rrethore. Bëjeni këtë derisa të ndjeni që lëkura juaj ka filluar të skuqet paksa pasi kjo tregon që poret janë çliruar dhe gjaku ka filluar të qarkullojë më mirë.

Trajtimi me limon

Limoni ka qenë gjithmonë një përbërës kyç për kozmetikën e estetikën përsa i përket lehtësimit të  njollave të lëkurës. Thjesht shtrydhni lëngun e një limoni në një enë dhe shtoni në të edhe pak ujë. Përzieni mirë dhe vendoseni në zonën problematike për ju dhe lëreni të veprojë përgjatë natës. Këtë trajtim këshillohet ta bëni kur nuk jeni duke u ekspozuar në diell, pasi limoni mund t’i shtojë njollat tuaja nëse vendoset kur jeni direkt në kontakt me diellin.

Hidratimi

Pasi ta keni pastruar me sheqer dhe lyer lëkurën me limon dhe e gjithë zona të jetë hidratojeni atë me xhel alore vera. Kjo bimë me shumë veti që të gjithë duhet ta kenë në shtëpi është e pasur në minerale të shumta të cilat e ushqejnë, zbusin dhe hidratojnë lëkurën në mënyrë natyrale. Pasi të keni ndjekur këto tre hapa do të shikoni ndryshime në ngjyrën e njollave që mund  të keni në trupin tuaj.

Gjithashu mbani mend se parandalimi dhe mbrojtja nga dielli me kremra të posaçëm është një nga mënyrat më të sigurta e më të mira për të pasur lëkurë pa njolla.

Burimi / AgroWeb.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top