Mirëqenie

September 5, 2020 | 8:10

Kuercetina një armë kundër koronavirusit…

Shpresa për zhvillimin evnjë arme efektive kundër virusit Sars-CoV-2 mund të vijë nga një proteinë e quajtur Quercetin. Një hulumtim ndërkombëtar në të cilin mori pjesë dhe Instituti i Nanoteknologjisë i Këshillit Kombëtar të Kërkimeve, sugjeron që kjo proteinë mund të parandalojë shumimin e virusit korona përgjegjës për Covid-19. Studimi u botua në International Journal of Biological Macromolecules.

Studimi i përket linjës së atyre që synojnë zhvillimin e barnave specifike antivirale për koronavirusin përgjegjës për Covid-19. Në raste të tjera, për shembull për mungesën e imunitetit kundër HIV, këto barna janë provuar të jenë mjaft efektive.

Puna e re, e udhëhequr nga Bruno Rizzuti nga Cnr-Nanotec e Cosenza me një grup studiuesish nga Zaragoza dhe Madrid, provon se kuercetina bllokon aktivitetin e një prej proteinave kryesore të virusit, është vdekjeprurëse për vetë virusin, sepse parandalon përhapjen e tij.

Dr. Rizzuti shpjegon, ndër të tjera, se “kuercetina ka një numër të vetive interesante nga pikëpamja farmakologjike: është e pranishme me bollëk në perimet e zakonshme si kaperi, qepa e kuqe dhe lakra e kuqe dhe është e njohur për vetitë e saj anti-oksiduese, anti-inflamatore, anti-alergjike dhe anti-proliferuese. Ajo gjithashtu tolerohet shumë mirë nga njeriu”.

Jo vetëm kaq: quercetina gjithashtu duket se manipulohet lehtësisht për të zhvilluar një molekulë artificiale edhe më të fuqishme. Ndër të tjera, meqenëse është një proteinë natyrale, nuk mund të patentohet, kështu që çdokush mund ta përdorë atë si një pikë fillestare për kërkime të reja.

Sipas Dr. Adrian Velazquez-Campoy, i Universitetit të Zaragozës, pjesa më interesante e këtij studimi është një shqyrtim eksperimental i kryer në 150 përbërje që tregoi se kuercetina është aktive kundër 3CLpro, proteina përgjegjëse për përhapjen e virusit Corona.

Është e qartë se arma themelore kundër kësaj sëmundjeje do të jetë vaksina, por mjete dhe ilaçe të tjera, do të jenë gjithashtu të nevojshme për të trajtuar të gjithë ata njerëz që për një arsye ose një tjetër nuk mund të vaksinohen. Kuercetina mund të jetë thelbësore në këtë drejtim.

 

 

Burimi / https://www.pianetadonne.blog/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top