FB

January 20, 2022 | 8:30

Histori / Kur dhe pse puthja ka përbërë një formë të mirëfilltë përshëndetjeje?

Nga Focus  / Përktheu e përshtati Adela Kolea

 

Më 9 nëntor 1989 u shemb Muri i Berlinit. “East Side Gallery” është seksioni i mbetur nga struktura Muri i Berlinit, shndërruar tashmë në një galeri artistike me 100 murales të realizuar nga artistë të ardhur nga 20 vende të botës. Murali më i famshëm këtu është ai i “Puthjes vëllazërore”, ndërmjet leader-i rus Brezhniev dhe ish-presidentit të partisë komuniste të Gjermanisë Lindore, Erich Honecker.

1

Mural i artistit rus, Dimitri Vrubel, paraqet puthjen mes leader-it të Bashkimit Sovjetik, Brezhnjev dhe presidentit të Gjermanisë Lindore, Honecker, më 1979-ën. Artisti, për muralin pra, është bazuar në fotografinë e leader-ve në ’79-ën.

Duke anashkaluar faktin se tashmë prej gati dy vjetësh në epokën e pandemisë, janë shmangur shtrëngime duarsh, e jo më përqafime e aq më tepër puthje mes të njohurish, ngjall kureshti të përshkosh historinë e puthjes si formë përshëndetjeje, e cila jo vetëm është antike, por edhe globale, e përhapur në të gjithë botën e me domethënie apo simbolikë relative.

Romanë e Hebrenj

Në Romën e Lashtë, romanët aplikonin puthjen – e jo veç puthjen – si formë përshëndetjeje.

Hebrenjtë përdornin puthjen në shenjë vëllazërore, aq sa e aplikonin në buzë edhe ndër personash të së njëjtës gjini.

11Puthja më e famshme?

Ajo mes Krishtit e Judës.

Edhe në letrat e apostolit Paolo përmendet shpesh puthja nën konceptimin e përshëndetjes vëllazërore mes personash që sapo takoheshin.

 

 

Kulturë: Sipas vendit ku gjendesh, përshtatet edhe puthja me domethënien përkatëse.

-Puthja midis Dantes dhe Virgjilit.

Në “Komedinë Hyjnore”, kapitulli VIII i Ferrit, Dante puthet në faqe nga Virgjili në formë respekti.

Ndërkohë, përgjatë gjithë Mesjetës, “vulosej” paqja apo armëpushimi nëpërmjet një puthjeje në buzë midis udhëheqësve të grupimeve kundërshtare.

Numri i puthjeve në formë përshëndetjeje nëpër botë.

Mbi numrin e puthjeve nëpër faqe, në formë përshëndetjeje, çdo vend në botë ka zakonet e përdorimet e veta përkatëse. “Udhëheq botën” nën këtë aspekt Franca, shtet në të cilin, nga krahina në krahinë ndryshon numri i puthjeve me funksion përshëndetës. Katër puthje p.sh të aplikuara në Francën veriperëndimore, pesë puthje në rrethinat e Korsikës, etj.

Tri puthje mjaftojnë në Holandë, Belgjikë, Zvicër, Poloni, ashtu sikurse edhe në shumë shtete me besim të krishterë ortodoks.

2

Puthja sidomos mes meshkujsh, qoftë pra për përshëndetje, shihet me mosbesim dhe distancë në Veriun e Evropës, shtete në të cilët, kontakti fizik mes të panjohurish, nuk është në asnjë mënyrë i mirë konsideruar.

Edhe në vendet myslimane, burrat puthen për t’u përshëndetur mes tyre. Është e ndaluar ndërkohë në këto vende, që mashkulli të puthë femrën në publik.

3

Së fundmi, deri para disa dhjetëvjeçarësh, në Rusi ishte e përhapur që të aplikohej puthja në buzë mes meshkujsh, siç na e kujtojnë disa episode apo fotografi, që paraqesin puthjen në buzë midis disa leader-ve komunistë përgjatë Luftës së Ftohtë.

 

Burimi:

“Le t’i japim dorën njëri-tjetrit.”

Nga Roberto Roveda.

Shtator, 2021.

Publikuar në revistën “Focus-Histori”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top