Në fokus

June 9, 2018 | 14:17

Historia dhe hallet e 14-vjeçarit me familjen shurdh-memece (Video)

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 udhëtoi në Elbasan, në lagjen “5 maji”. Shkuam në një banesë të sajuar dhe të papërfunduar ku jetojnë 8 frymë. Gjyshja është sëmurë pasi nuk e ecën dot madje nuk është vizituar ndonjëherë më parë.

Dy vëllezërit Shkëlqimi dhe Kujtimi janë shurdhë memecë. Këtë paaftësi e kanë trashëguar nga e ëma. Shkëlqimi ka tre djem ndërsa Kujtimi nuk ka fëmijë. Shkëlqimi është babi i Besimit, Orgitos dhe Shabanit.

Thirrjet e Orgitos për ndihmë bëri që stafi i “Shqiptarët për shqiptarët” të shkojë të shikojë nga afër kushtet ku jetojnë familja Ruçi. Duke lotuar 14-vjeçari kishte marrë të atin, i cili nuk dëgjon as flet dot dhe kishin shkuar të dy për të takuar Elvis Naçin me shpresën se në muajin e Ramazanit njerëzit nuk do ta braktisin.

Gjatë intervistës djali nuk i përmbajti lotët për asnjë moment. Gjithë merakun e kishte tek gjyshja e sëmurë. Djali e kishte gjetur të rrëzuar përtokë disa herë pasi ajo as flet e as dëgjon dot. Gjyshja e bën të vuajë, i dhimbset pafund. Thirrja e tij preku shumë zemra. Elvis Naçi shkoi ta takonte Orgiton i cili i tregoi kushtet e vështira ku jetonte bashkë me familjen.

Elvis Naçi shkoi bashkë me të në gjithë dyqanet ku Orgito dhe familja e tij blen ushqime me listë. Naçi i ka shlyer gjithë borxhet e familjes teksa i habitur dëgjoi në një dyqan mishi se ata nuk kishin konsumuar mish këto 4 muajt e fundit. Me tu kthyer në banesë mjekët morën në ambulancë gjyshen e paralizuar. Kjo ishte vërtetë një surprizë për Orgiton i cili shpërtheu në lot nga gëzimi.

https://www.youtube.com/watch?v=iscbgNnmV8o

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top