Këshilla & Arsye

June 9, 2018 | 14:01

Nga Lira Gjika / Familja është ajo që nxit kurajën për të ëndërruar

Prindër kini kujdes, mos i merrni me shaka apo bëni ironi, kur fëmija ju beson fantazitë dhe imagjinatën e tij, sepse i vrisni pikërisht atë, që është leva e mendimit.

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Është fantazia së bashku me imagjinatën të cilat realizojnë procesin e mendimit. Më e mira do të ishte t’i tregonit, që edhe ju keni patur të tilla ëndrra, madje keni edhe tani, që jeni të rritur. Një fjalë aprovuese dhe mbështetëse, do të ishte gjëja më e mirë, që mund të bëjë prindi në këto raste. Familja duhet të nxisë fëmijën të ketë kurajo të ëndërrojnë.

Në familje janë fillesat e koncepteve, që të ëndërrosh, që të realizosh ëndrra, kërkon shumë kurajo, shumë punë dhe shumë vullnet. Këtë “mësim” njeriu e mëson në familje. Vetëm familja mund ta realizojë këtë element, kaq të rëndësishëm të edukimit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top