Marrëdhënie

December 10, 2015 | 9:58

Homoseksualët në Shqipëri, Kristi Pinderi puthje publike me të dashurin (VIDEO)

Deri nga mesi i viteve ’90 në qoftë se do të ishit të hapur ndaj homoseksualizmit në Shqipëri, nuk do të burgoseshit. Kështu nis një dokumentar i realizuar nga VICE Greqia mbi jetën e homoseksualëve shqiptarë në Shqipëri. Në një paraqitje të shkurtër, ky realizim shpërfaq vështirësitë dhe viktimizimin që kalon kjo shtresë, nisur nga trajtimi fanatik si fenomen dhe dhuna e ushtruar që në shtëpitë e tyre. Në videon në fjalë, rrëfimi nis me përvojën e një gay i cili ka shfaqur orientimin e tij seksual në moshën 6-vjeçare. Mandej, pjesë e dokumentarit janë dy drejtuesit e lëvizjes LGBT, Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj, të cilët rrëfejnë përvojat e tyre, madje Kristi nuk ka hezituar të puthet edhe me të dashurin e tij.

“Kur një nënë mbështet një djalë kriminel, pse të mos mbështes djalin gay”, ka thënë nëna e tij, Liljana. Në dokumentar paraqitet dhe dëshmia publike e Murat Bashës, sipas të cilit: “nëse një fëmijë është homoseksual, ky është faj i prindërve.”

Në pesë vitet e fundit, Shqipëria ka parë një lëvizje dinamike të lëvizjes LGBTQ. Aktivistët gay kanë krijuar një shtëpi sekrete pritjeje në Tiranë, e cila ofron strehim për homoseksualë të rinj, të cilët kanë qenë të abuzuar brutalisht. VICE Greqia udhëtoi për në Shqipëri dhe regjistroi dhe bëri një paraqitje të rrallë të jetëve të njerëzve të cilët janë viktimizuar dhe lënë pas dore për shkak të orientimit të tyre seksual në një nga vendet më homofobike në Evropë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top