Pika referimi

December 10, 2015 | 9:44

Kush i shërben kujt?

eljan taniniNga: Eljan Tanini

Nuk do të desha të isha asnjë nga këta autorë ose njerëz që kanë ndryshuar botën dhe zemrën për të vetmen arsye se, unë nuk jam si ata. Diçka duhet të bëj, qoftë edhe në heshtje… Sikur unë me dëshirën më të madhe të kem bërë një vepër (e çfarëdolloji qoftë) në moshë të re, të cilën ta shfaq sikur të mos jetë e imja, por e autorëve të lartpërmendur të gjithë do të më besojnë. Nëse them se është vepra ime, do të jetë gati e pamundur të më besojnë. I dhashë një mikut tim disa të dhëna të printuara, i thashë se janë të një filozofi shumë të madh francez. I pëlqyen shumë dhe filluam të bëjmë kritikën rreth tyre. Në fund, pasi mbaruam kafen i thashë se ato shkrime janë të miat, nuk kanë fare të bëjnë me autorin francez. Ishte e pamundur ta bindje. Nuk besonte. I thashë çdo gjë, sepse i mbaja mend përmendësh, edhe kështu përsëri nuk më besoi. Nuk bindej se ato nuk mund t’i gjente askund. Jo vetëm shokun tim student, por edhe me ndonjë profesor në moshë mund të thuash të tilla, në qoftë se mendimi është i përshtatshëm për ta manipuluar.

Fle dhe zgjohem duke menduar pikturë…

Në lutjet e mia dhe Zotin që kam gjetur brenda meje bën pjesë edhe piktura. Si ai që kupton, ashtu dhe ai që nuk mendon asgjë për artin, në njëfarë mënyre do të nisë një lidhje me të. Arti dhe drejtësia janë anë që e bëjnë njeriun të preket shumë. Të dyja e bëjnë njeriun të vdesë. Piktura më habit për të vetmen arsye, se si është e mundur që një sipërfaqe tepër e sheshtë, mbuluar me materie ngjyrash të të çojë në një botë tjetër, me ajër tjetër. Të të habisë me motive që marrin frymë, me brendësi ajri. Një çudi që më bën ende të shqetësohem dhe të turbullohem. Me disa autorë të famshëm veprash botërore, prej të cilëve asgjë nuk duhet ndalur. Melankoliku i madh, piktori i lulediellit, i diellit përvëlues, apo i të verdhës së artë, të pakrahasueshme me asnjë tjetër. Jeta e tij duhet vlerësuar, të shpjegon vetësakrifikimin në emër të artit. Ai nuk kërkonte shumë nga Vetja, ndoshta në pakt me të ngrënit, i ishte venitur prej kohësh. Si është e mundur? Duke qenë i pangrënë, i paushqyer, sakrifikonte paratë e ushqimit prej të cilave blinte bojëra. Përfundoi në psikiatri, mes problemesh mendore.

Për disa që e shtruan dhe izoluan, si është e mundur që të kënaqet kaq shumë duke pikturuar? Pikturonte me dëshirë, dëshirën. Sot askush nuk mund të bëjë një jetë të tillë. Askush nuk merr mundimin për t’u sakrifikuar në emër të artit. Po të kesh ndërmend se mund të bësh diçka të mirë për botën, braktise atë. Lëre ç’thonë të tjerët, vishu dhe mbahu si ti do. Mund të shkosh të mbyllesh edhe në psikiatri, ose diku tjetër i vetëm. Duhesh ndihmuar me të holla, nga dikush. Për dikë kjo nuk mund të jetë një zgjedhje e keqe. Por njeriu ka edhe ambicie, nuk mund t’i përkushtohet verbërisht një jete, duke mos pranuar atë që vetë njerëzit e ngritën për ta kërkuar diku tjetër qëllimin e më së mirës. Prodhimtaria e veprave do të jetë domosdo e madhe. Sepse ke harruar çdo gjë, vendose të përkushtoheshe. Është koha, cilësia dhe lloji i personit që ka thënë ose vepruar në të.

Një piktor i diellit, nuk meriton një fundshpërblim si vdekja.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top