FB

December 6, 2021 | 8:29

Horoskopi i dhjetorit 2021 dhe disa data të veçanta për çdo shenjë / A jeni gati për një tjetër eklips dhe lëvizje të Venus-it?

 

Është muaji i fundit i vitit 2021 dhe dhjetori nuk po bën ndonjë lëvizje. Dhjetori nis me planetin ëndërrimtar Neptun-in, i cili i jep fund lëvizjes së tij, ku ka qenë që nga e premtja e 25 qershorit deri të mërkurën e 1 dhjetorit. Gjatë lëvizjes së Neptunit, të gjitha shenjat e zodiakut duhej të identifikonin iluzionet ose falsifikimet në jetën e tyre.

02

Gjatë hënës së re dhe eklipsit diellor në Shigjetar, të shtunën e datës 4 dhjetor mund të keni përjetuar lëkundje, të cilat kanë vënë në diskutim modele marrëdhëniesh jo të shëndetshme. Po, është një kohë potencialisht e çrregullt, por yjet po japin lajme e mesazhe të mira gjatë këtij tranziti. Gjatë fundvitit dhe sezonit të festave, është më e rëndësishme se kurrë t’i kushtoni vëmendje këtyre lajmeve dhe të jeni falenderues.

Nëse mundni, hiqni dorë nga bisedat kuptimplote rreth dashurisë dhe parave, gjatë gjysmës së parë të muajit.

Qiejt janë të zënë ditën e hënë, më datë 13 dhjetor. Së pari, planeti luftëtar Marsi hyn në Shigjetarin e guximshëm, duke i vendosur të gjithë në një humor aventuresk. Ndërsa jemi ende duke jetuar një situatë pandemike, udhëtimi këtë vit është shumë më i lehtë. Me Marsin në Shigjetar, mos harroni të praktikoni masat paraprake të sigurisë, por me kusht, argëtohuni dhe shihni familjen.

Gjithashtu, të hënën, më 13 dhjetor, planeti lajmëtar Mërkuri hyn në Bricjapin e përgjegjshëm. Përsëri, ky tranzit na kujton të mbrojmë veten dhe të dashurit tanë gjatë sezonit të festave.

Një hënë e plotë në shenjën e Binjakëve, krijon një natë manifestimi të shtunën e datës 18 dhjetor. Kjo natë e fuqishme ndihmon në përfundimin e projekteve profesionale, në mënyrë që të kalojmë pjesën më të madhe të vitit të mbetur me miqtë dhe familjen.

Të dielën, më 19 dhjetor, Venusi, perëndeshë e dashurisë, parasë dhe bukurisë, do të bëjë një lëvizje, dhe do të qëndrojë deri të shtunën e datës 29 janar. Ndërkohë që Venusi është në lëvizje, nuk është ide e mirë të bëni ndryshime të rëndësishme në pamjen tuaj, të tilla si lyerja e flokëve, bërja e një tatuazhi të ri ose kryerja e një operacioni plastik.

Në të njëjtën datë, të dielën e 19 dhjetorit, kometa Chiron, e njohur si “shëruesi i plagosur”, përfundon lëvizjen e tij, ku ndodhej që nga e enjtja e 15 korrikut të këtij viti. Ndërsa Chiron ishte në lëvizje, universi u kërkoi të gjithëve të ekzaminonin traumën e tyre të vjetër që po i pengonte gëzimin. Duke ndjekur temat nga Neptuni në fillim të këtij muaji, ky tranzit ju kërkon edhe një herë të kaloni kohë me ata që e meritojnë dhe t’i jepni fund marrëdhënieve të ndërtuara mbi modele lidhjeje jo të shëndetshme.

E marta e 21 dhjetorit, sjell Solstic-in Dimëror, ditën më të shkurtër të vitit dhe fillimin e sezonit ambicioz të Bricjapit. Por, para se të ktheheni në punë në vitin 2022, detyra juaj e fundit e vitit 2021 është të argëtoheni sa më shumë të jetë e mundur në mënyrë të sigurt.

Planeti me fat Jupiteri hyn te Peshqit e mëshirshëm të martën, më 28 dhjetor, duke sjellë përzierjen perfekte të emocioneve dhe gëzimit për t’u siguruar që të keni një fund të mrekullueshëm të 2021-ës.

 

Përgatiti Gea Veizi, studente Universiteti Luarasi

Burimi Allure.com

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top