FB

December 6, 2021 | 8:14

Njohja e kufijve tanë! Duke ruajtur “kujtesën e vdekjes”, mund të menaxhojmë çdo humbje

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

 

“Jeta e pyeti një herë Vdekjen: Pse njerëzit mua më duan dhe ty të urrejnë? Atëherë vdekja i’u përgjigj: “Sepse ti je një gënjeshtër e bukur dhe unë jam një e vërtetë e dhimbshme”.

0

Ky është kufiri ynë përfundimtar – vdekja. Është një situatë me të cilën duhet të mësojmë të bashkëjetojmë.

Kjo bashkëjetesë e ndërgjegjshme përmban edhe tragjedinë e ekzistencës njerëzore. Ne e dimë fundin, por të tjerët do të përcaktojnë se kur dhe si. Na takon neve të përgatitemi dhe të luftojmë me sigurinë se në fund do shuhemi. Kjo është përmbajtja më e thellë e lirisë.

Njohja e kufijve tanë.

Na mungon njohja e dy ekstremeve (fillimi – fundi). Gjithçka që dimë – nëse e dimë sigurisht – është hapësira e ndërmjetme që ne e quajmë Jetë.

Vetëm kur të kuptojmë kalueshmërinë e jetës sonë, duke ruajtur “kujtesën e vdekjes”, mund të zbusim si ankthin e vdekjes që na mundon, ashtu edhe menaxhimin e çdo humbjeje. Kur vdekja pranohet si një pjesë e pashmangshme e ekzistencës sonë të vdekshme, atëherë ne mund t’i japim kuptim më të thellë jetës sonë pasi jemi të motivuar të jetojmë me dashuri, përulësi, ndjeshmëri dhe mirëkuptim.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top