Duke i sharë, shtyrë (kjo sjellje është shumë e shpeshtë madje edhe në rrugë), krahasuar e duke vënë në dukje vetëm të metat, ne të rriturit, nuk bëjmë gjë tjetër, vetëm i bëjmë fëmijët, që të ndihen të turpëruar nga vetja e tyre, pra tu vijë turp nga vetja.
Nga Lira Gjika, mjeke pediatre
Këtë kërkoni nga fëmijët ju prindër, gjyshër e mësues, që ata të mos e vlerësojnë, besojnë dhe respektojnë veten, por të turpërohen prej saj? Natyrisht jo, por atëhere, përpiquni ti zgjidhni fjalët, veprimet dhe kur jeni të nervozuar apo të paduruar, mos reagoni, largohuni deri sa të qetësoheni dhe më pas, flisni me fëmijën. Fëmija po mëson të zgjedhë fjalën dhe veprimet, që të bëjë më të mirën, por ende është i parritur, për më tepër ju me sjelljet tuaja ndaj tyre, pra kur i shani, kur i rrihni apo i krahasoni, çfarë u demostroni, përvecse nënvlerësim për ta dhe papërgjegjshmëri nga ana juaj.
Fëmijët çdo gjë e mësojnë nga të rriturit, të rriturit në familje, prindërit në rradhë të parë, por edhe nga gjyshërit dhe të rriturit në shkollë pra nga mësuesit. Të rritur, kur përpiqeni të bëni më të mirën për fëmijët në rradhë të parë i bëni mirë vetes tuaj, pasi fuqizoni kontrollin ndaj veprimeve dhe fjalëve, gjë e cila i bën mirë psihës së të rriturit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.