Dëshmi

August 11, 2020 | 8:11

I mbijetoi masakrës dhe shpëtoi një vajzë hebreje. Historia e jashtëzakonshme e Sofia nga Wołyń

 

“Na sulmuan, i dëgjova të afroheshin. Ishin zhurma vërtet të frikshme”, kujton Zofia Hołub, e mbijetuar nga masakra në Volinia kur ishte adoleshente. Dhe më vonë, shpëtoi një vajzë të vogël.

Zoa Hołub - Foto nga Maciej Papke [Radio Szczecin]

Zoa Hołub – Foto nga Maciej Papke [Radio Szczecin]

Biografia e Zofia (Sofia) Hołub është historia e Polonisë së shekullit të 20-të. Me familjen e saj ajo shpëtoi nga bandat e Ushtrisë Kryengritëse të Ukrainës (UPA) e cila vrau Polakët në Volinia (Wołyń). Ai shpëtoi një vajzë hebreje. Së bashku me vëllezërit arriti të arratisej nga treni që i çonte për në Aushvic, dhe më pas u martua me një ushtar.

“Kam dëgjuar guerilët të afroheshin. Bënin një zhurmë të frikshme”.

Guerilët i vunë zjarr shtëpisë Stramski për herë të parë në vitin 1942. Nuk ishte një tragjedi e madhe, sepse në atë kohë po ndërtonin një shtëpi të dytë. Po i jepnin dorën e fundit, kujton Sofia, e cila ishte 15 vjeçe. Megjithatë, në pranverën e vitit 1943, edhe shtëpisë së re i vunë zjarrin. Situata u bë edhe më e rrezikshme.

“Na sulmuan, i dëgjoja që të afroheshin. Ishin vërtet zhurma të frikshme. Unë isha në kopsht me motrën dhe vëllain tim, ndërsa babai brenda në shtëpi. Xhaxhai ynë ishte jashtë. Atëherë fqinji, një ukrainas, na e bëri me dorë që të fshiheshim. Edhe neve. Falë tij, xhaxhai im mbijetoi, edhe pse u plagos gjithandej. Nuk e dija nëse babai im kishte mbijetuar. Isha vërtet e tmerruar, por u tërhoqa zvarrë në shtëpi dhe pashë babanë. Për fat të mirë ai ishte i sigurt dhe shëndoshë”.

Familja Stramski u larguan në fshatin më të afërt, Radziwiłłów. Guerilët rendën nëpër fshatra, por nuk hynë në qytete. Atyre iu dha një dhomë në një apartament. Ishte fillimi i një ngrirjeje të vitit 1943. Së shpejti do të ndodhte diçka që do të ndryshonte jetën e Sofisë përgjithmonë.

1

“Asgjë nuk mund të krahasohet me vizionin e një fëmije që pret vdekjen”.

Tinguj të çuditshëm vinin nga kuzhina. Sofia, e cila kaloi shumë kohë në shtëpi, vazhdonte t’i dëgjonte. Në fund ajo vendosi të shkojë dhe të shohë se çfarë po ndodhte.

“U shastisa (…). Një fëmijë i uritur dhe i trembur. Deri atëherë kisha provuar shumë gjëra të tmerrshme, por asgjë nuk mund të krahasohet me vizionin e një fëmije që pret vdekjen”.

Mendoi menjëherë se ajo ishte një vajzë hebreje, sepse e dinte kujt i përkiste banesa, edhe pse vogëlushja nuk kishte pamje prej çifuteje: kishte sy të mëdhenj blu dhe flokë kaçurrela të hapur, gati të bardha. Ai aspekt i pazakontë më pas e ndihmoi të mbijetonte.

Vajza ishte shtrirë në një djep të ndotur plot bar të thatë. Askush nuk e kishte larë apo ndërruar teshat. Sofia u përpoq të pastronte gjithçka sa më shumë që të ishte e mundur, dhe filloi ta ushqente fëmijën me atë që kishte, gjë që nuk ishte e lehtë, sepse familja e saj ishte gjithashtu e uritur.

“Na sulmuan, i dëgjoja të afroheshin. Ishte vërtet zhurmë e frikshme”, kujton Zofia Hołub, e cila i mbijetoi masakrës në Volinia kur ishte adoleshente. Dhe pastaj, shpëtoi jetën e një vajze të vogël.

Sofia u kujdes për të voglën pa e vënë re askush, madje as familja e saj. E gjithë kjo zgjati tre muaj. Më pas, fqinjët e Stramskit të Biała Krynica arritën në Radziwiłłów. Sofia u rrëfye në Natalia Roztropowicz, duke i treguar asaj për vajzën. Gruaja rrwfen:

“Nuk do ta harroj kurrë atë që pashë, më bëri të dridhem (…). Ishte një vajzë e shtrirë. Kishte lëkurë me gunga, sytë të dala jashtë, qafën po aq të hollë sa një shkop. Thonjtë ishin aq të gjatë sa ishin përkulur … Ajo mezi lëvizte. E kishin vendosur në një djep druri me vrima në fund, të gjitha të veshura me bar. Urina zbriste në tokë, por jashtëqitjet jo”.

Familja Roztropowicz vendosi të kujdeset për vajzën e vogël. Ata nuk e fshehën atë, por e rritën Inkan si një anëtare të familjes së tyre, duke thënë se ajo ishte vajza e kushërinjve të vrarë. Pas luftës, ata u zhvendosën në Nidzica, ku vajza nisi shkollën, por një episod i pakëndshëm u ndodhi dhe atje: njëri prej fëmijëve e quajti atë “hebre” gjatë një zënkeje. Natalia ishte e sëmurë, vajzat u martuan dhe shkuan në universitet, dhe askush nuk mund të kujdesej për vajzën.

Atëherë, dikush u shfaq nga Komiteti Qendror i Judenjve Polakë, duke kërkuar të mbijetuarit dhe duke u kërkuar atyre që t’u besohej kujdesit të komunitetit hebre. Në fillim Roztropowicz refuzoi fuqishëm, por ndjenja antisemite po shtohej, dhe më pas ata ranë dakord, me kusht që të mund të qëndronin në kontakt me vajzën.

Në jetimore, Inka takoi doktoreshë Zofia Kagan-Goszczewska, e cila i tha se ishte nëna e saj dhe se duhej të linte të voglën me një familje polake gjatë luftës. Nuk ishte e vërtetë, por vajza i besoi, dhe shkoi të jetojë në shtëpinë e znj.Goszczewski dhe më pas në Izrael me ta. Atje ajo u njoh me bashkëshortin e saj, duke u transferuar më vonë me ta në Shtetet e Bashkuara. Për shumë vite jetoi duke injoruar rrënjët dhe të kaluarën e saj tragjike.

Treni për Aushvic. Dasmë me një ushtar

Familja Stramski nuk qëndroi gjatë në Radziwiłłów, duke u transferuar në Brody. 16 vjeçe, Sofia u bë kuzhiniere e spitalit gjerman. I mungonin paratë, dhe gjetja e një pune ishte e vështirë. Ajo nuk e kishte harruar që gjermanët kishin pushtuar Poloninë, por siç theksoi vite më vonë, jo të gjithë ushtarët ishin përqafuar me ideologjinë naziste dhe në mesin e tyre kishte edhe viktima të luftës.

1944. Sovjetikët u afruan dhe Sofia dhe motra e saj ranë në një bastisje. Ndoshta mund të ishin dërguar në Aushvic. Rezultoi që në tren të gjente dhe vëllain e saj 14-vjeçar. Të tre arritën të shpëtojnë (kishte shumë njerëz dhe konfuzioni ishte i madh). Mbërritën në Przemyśl dhe atje gjetën tezen e tyre. Sofia filloi përsëri punë në spital. Kur erdhi mundësia për të shkuar në Żary, në territoret e Rifituara, ajo u shfaq. Do t’i duhej të punonte në një dyqan rrobaqepësie, por më pas gjeti një vend ku do t’i duhej të mbante llogaritë.

Në vitin 1950 ajo pati mundësinë të transferohej në Stargard dhe më pas në Szczecin, ku u vendos në një apartament së bashku me familjen Hołub. Dy nga tre fëmijët e tij nuk i kishin mbijetuar luftës. Czesław, më i riu, shërbeu në Ushtrinë Kombëtare (AK), më vonë WiN. Pas luftës ai u arrestua dhe u torturua. Nga i dënuar me vdekje, vendimi iu ndryshua në ‘me burgim të përjetshëm’. Pas vdekjes së Stalinit dhe shkrirjes së akujve, dënimi u ul në 15 vjet, dhe pas 10 vjetësh ai u lirua dhe u martua me Sofien.

“Pashë një vajzë të vogël të uritur. Më duhej t’i çoja të gjithë bukën që munda”.

Inka, vajza e vogës që sot njihet në Amerikë si Sabina Heller

Historia e vajzës të shpëtuar hebraje ishte një mister deri shumë kohë pas luftës. Sofia nuk foli për këtë deri në vitin 2000. Ajo nuk donte të ishte një heroinë. Kur pa fëmijën, nuk i shkoi ndërmend që gjysmë shekulli më vonë ajo do të ishte vlerësuar për një vendim të marrë kur ishte adoleshente. “Pashë një vajzë të vogël të uritur. Më duhej t’i çoja asaj gjithë bukën që munda”.

Sabina Heller

Sabina Heller

Vajza e shpëtuar, Inka Kagan, sot quhet Sabina Heller dhe jeton në Shtetet e Bashkuara. Kur mësoi se po përgatitej një libër për Sofinë, u gëzua shumë. Ndjeu një mirënjohje të madhe ndaj saj. Kur sheh nipin e saj dhe mendon se mund të luajë me të dhe se ka arritur të ketë dy fëmijë, është ky efekti i një vendimi dramatik që dikush mori gjatë luftës, dhe ndihet thellësisht mirënjohëse. “Kam marrë shumë të mira nga njerëzit. Është e jashtëzakonshme!”

zofiaSofia – siç thotë ajo në intervistë –  rrëfimi që i bën nipit të saj Mateusz Madejski – nis me tregimin që në moshën 16-vjeçare i dha disa thërrime buke Inkas, të vcilën kurrë nuk do ta kishte menduar se historia e saj do të përfundonte në pallatin presidencial, ku në vitin 2019 mori Urdhrin e Polonisë së Rivendosur, nderimin e dytë më të rëndësishëm civil në vend.

 

* Bazuar në librin e Mateusz Madejski Zosia z Wołynia (Sofia di Volinia), Ed. Znak, 2020.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Aleteia.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top