FB

March 19, 2022 | 8:19

Ide dhuratash, të bëra vetë, për Ditën e Babait

Sot është dita e babait, një rast i veçantë për të treguar dashurinë për njeriun më të rëndësishëm në jetën tuaj! Dëshironi të bëni një dhuratë të veçantë, por nuk dëshironi të shpenzoni shumë para? Nuk keni kohë për të blerë? Këtu janë disa ide dhuratash të bëra vetë që mund t’i realizoni lehtësisht me duart tuaja, duke shpenzuar shumë pak lekë.

5 ide dhuratash për ditën e babait

Një dhuratë e bërë vetë ka gjithmonë një vlerë të veçantë pasi përgatitet nga ju, me duart tuaja. Për të krijuar dhurata të vogla ju nevojiten disa materiale bazë, të cilat mund t’i blini në çdo pikë shitjeje. Por për disa krijime mund të përdorni edhe material të ricikluar, si kuti të vjetra, karton etj. Nëse keni fëmijë, kaloni pak kohë me ta duke paketuar dhurata për gjyshin dhe babin: do të jetë një mënyrë argëtuese dhe origjinale për të kaluar një ditë me familjen.

Por çfarë mund të bëni me duart tuaja për festën e 19 Marsit? Këtu janë 5 ide të thjeshta dhe me kosto të ulët…

Kuti magazinimi: gjithmonë duhet të keni në dorë një kuti ruajtjeje për ta mbajtur në tavolinën tuaj, komodinë, në makinë, në banjë ose kudo që keni nevojë për pak rregull. Mund të përdorni një kuti të vjetër biskotash ose çdo lloj kutie tjetër. Për ta bërë më të bukur, mbulojeni me letër dhuratash dhe dekorojeni me butona, tapa shishesh me ngjyra dhe materiale të tjera të ricikluara.

Portret familjar: si thua të krijoni një mbajtëse të bukur portreti të dekoruar me duart tuaja, në të cilën mund të vendosni foton tuaj më të mirë? Idetë për dekorime janë vërtet të shumta: monedha bakri, kopsa, shkrime në karton dhe shumë të tjera.

Këllëf jastëku i personalizuar: nëse jeni mirë me qëndisjen, mund të merrni një këllëf jastëku të thjeshtë të bardhë dhe të qëndisni një shkrim të personalizuar që shpreh dashurinë për babin tuaj. Përndryshe, mund ta vizatoni edhe vetë, duke përdorur ngjyra pëlhure.

Tabela e shahut e bërë vetë: Pavarësisht nëse është për shah ose për një damë të thjeshtë, mund të bëni lehtësisht një tabelë shahu duke përdorur karton dhe duke krijuar katrorë me 2 ngjyra të ndryshme. Për ushtarët mund të përdorni tapa shishe me fotografi.

Objektet Lego: me Lego mund të krijoni shumë ide dhuratash pa shpenzuar shumë. Nëse keni ndonjë në shtëpi, mund t’i përdorni për të bërë një kuti lapsash ose një kornizë fotografie.

 

 

Burimi / https://dilei.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top